Batuta e Ramës në Konferencën Ekonomike: Shqiptarët gëzohen më shumë kur Gjermania fiton “Botërorin” se sa kur PS fiton zgjedhjet

Publikuar tek: politike, më 16:47 08-07-2015 Batuta e Ramës në Konferencën Ekonomike: Shqiptarët gëzohen më shumë kur Gjermania fiton “Botërorin” se sa kur PS fiton zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë përshëndetur Konferencën Ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Pasi ka folur për përfitimet e Shqipërisë nga investimet gjermane, kryeministri Rama ka bërë një batutë për afrimitetin që shqiptarët kanë me Gjermaninë. Sipas Ramës, shqiptarët gëzohen më shumë kur Gjermania fiton kampionatet në futboll se sa kur Partia Socialiste fiton zgjedhjet.

“Ju siguroj se kru Gjermania fiton kampionatet ka më shumë shqiptarë të gëzuar sesa kur PS fiton zgjedhjet. Për të dhënë një shembull, në nëntor të 1983 u luajt një ndeshje e famshme mes dy skuadrave tona. Ishte një ndeshje që vendoste kualifikimin e Gjermanisë dhe shqiptarët u hodhën përpjetë nga gëzimi kur Shqipëria pësoi gol në minutën e fundit dhe ne humbëm ndeshjen”, tha Rama.

Në lidhje me investimet gjermane në Shqipëri, Rama tha se vendit tonë i nevojit mbi të gjitha kultura gjermane në të punuar dhe përkujdesje, si dhe investimi në kapitalin gjerman.

E vërteta e madhe është se i dëshirojmë investimet gjermanve jo vetëm se vendi ynë ka nevojë për para dhe punësim, por sepse sipërmarrja gjermane promovon një marrëdhënie të re me punën, me mjedisn dhe shtetin. Merkel është udhëeheqsja e vetme e Europës së vjetër që e kupton vështirësinë e shoqërive të reja europiane për tu përballur me kulturën e punës. Ajo e di shumë mirë se kushdo që shëmbja e botëkuptimeve mes njerëzve nuk zgjat aq sa shembja fizike e murit të Berlinit”, u shpreh Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri e quan Merkelin “shembull ekzemplar” por harron ta falenderojë dhe ndryshon postimin
Merkel: Paradoksi i Shqipërisë, edhe status kandidat në BE dhe kërkon azil për përndjekje politike »
Article Logic
Execution time: 0.022635936737061
array(1) { ["section"]=> string(132) "batuta-e-rames-ne-konferencen-ekonomike-shqiptaret-gezohen-me-shume-kur-gjermania-fiton-boterorin-se-sa-kur-ps-fiton-zgjedhjet-15631" }