Batuta e Ramës në Londër: Nëse Britania del nga BE, ne jemi gati ta zëvendësojmë

Publikuar tek: politike, më 19:52 22-02-2016

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në takimin e organizuar nga BERZH me vendet e rajonit të Ballkanit, i organizuar në Londër të Britanisë së Madhe. Gjatë konferencës për shtyp, Rama nuk ka nguruar të bëjë edhe batuta me pyetjet që i vinin nga gazetarët e pranishëm.

Gazetarët kanë pyetur kryeministrat nëse mendojnë se Britania e Madhe do të dalë apo jo nga Bashkimi Europian dhe përgjigja e Ramës ishte: “Nëse Britania largohet, ne jemi gati ta zëvendësojmë... Por ajo nuk do të largohet.”

Rama ka kritikuar gjithashtu BE-në për standardin e dyfishtë që po përdor me Shqipërinë dhe Serbinë sa i përket procesit të anëtarësimit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027031898498535
array(1) { ["section"]=> string(84) "batuta-e-rames-ne-londer-nese-britania-del-nga-be-ne-jemi-gati-ta-zevendesojme-33264" }