Batuta e Ramës në Shkodër: Unë komunisti i dytë që hyra në bashki, i pari ishte Berisha

Publikuar tek: politike, më 17:27 15-03-2016 Batuta e Ramës në Shkodër: Unë komunisti i dytë që hyra në bashki, i pari ishte Berisha

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në qytetin e Shkodrës për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste. Rama ka ironizuar komentet kundër tij që e konsiderojnë si komunist, duke u shprehur: “Unë isha i pari komunist që hyra në bashkinë e Shkodër. Ose më saktë, i dyti se më parë ka hyrë komunisti Berisha”.

Sa i përket akuzave për diskriminim të Shkodrës sa i përket fondeve dhe investimeve qeveritare, Rama mohoi duke rreshtuar të gjitha projektet që po realizohen në këtë qytet. Stadiumi i ri, rikonstruksioni i teatrit Migjeni si dhe invesitimi për fonotekën “Marubi”, janë disa prej investimeve që kryeministri përmendi përpara socialistëve shkodranë.

“Nëse ky është diskriminim, atëherë ne do të vazhdojmë ta diskriminojmë Shkodrën”, tha Rama. Gjatë shpërndarjes së teserave, ka patur edhe një përplasje mes tij dhe deputetes Mimoza Hafizi. 

Pas përfundimit të takimit, Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke falenderuar pjesëmarrësit.

“Supertakim në Shkodër faleminderit me mirenjohje vajzave e djemve që erdhën me kaq shumë energji pozitive në Partinë Socialiste. Krenar për PS’, shkruan ai. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta inaguron fabrikën e përpunimit të qumështit në Universitetin Bujqësor të Tiranës
Tensione mes Ramës dhe Hafizit në Shkodër. Deputetja kërkon zgjedhje të reja për kryetar, salla shpërthen në duartrokitje »
Article Logic
Execution time: 0.076296091079712
array(1) { ["section"]=> string(91) "batuta-e-rames-ne-shkoder-une-komunisti-i-dyte-qe-hyra-ne-bashki-i-pari-ishte-berisha-35168" }