Batuta e Ramës për “pjeshkën”, ngacmon Ylli Pangon: Ja u bëkeni 10, 15...së bashku me to

Publikuar tek: politike, më 21:20 20-02-2016 Batuta e Ramës për “pjeshkën”, ngacmon Ylli Pangon: Ja u bëkeni 10, 15...së bashku me to

“Në Korçë nuk ka vetëm kërnacka por edhe pjeshkë”, kjo ishte batuta e kryeministrit Rama gjatë vizitës që bëri në Korçë që ka ngacmuar ish ministrin e Kulturës, Ylli Pangon .

“Për një pjeshkë fole ti, dhjetra pjeshke të kalbura të fluturuan në surrat...Ja këndej nga media e gjerë, media sociale, media e të gjithëve”, replikon Pango...

“Ti duhet ta kuptosh se edhe batuta jote më "e ndritur", humori yt më "brilant", shkëndijat e mendimit tënd sipëran, shtatlartësia a shtatmadhëria jote, autoriteti yt shtypës, pesha a hija jote e rëndë, janë një dhe vetëm një. Janë pak, shumë pak edhe po tu shtosh të gjithë mediat servile a gojëkycura që të bëjnë fresk, që i blen, i shtyp a i korrupton. Ja u bëkeni 10, 15 ,ja nja 20 së bashku me to ...vetëm kaq”, thotë Pango.

“A s'e kupton edhe, gjigand i sëmurë, qe media e gjere, ajo e lire, sociale, online, ka fituar, e ka mundur së fundmi përbindëshin e kontrolluar mediatik, që me urdhrin tuaj e të tjerëve si ti, ka vrarë sa e sa njerëz e shpirtra njerëzish. Ajo është aq e madhe tashmë, sa nuk mund të përballet më dot askush me të, as oligarku, diktatori a paranojaku më i cmendur. Ajo, është media e gjerë, media sociale, media e të gjithëve e paroberueshme nga asnjë pronar manjat a politkan superior, nga asnjë parti, pushtet, a monokrat. Ajo u DEMOKRATIZUA së fundmi. Ështe e lire. Cilido shkruan si ja do qejfi, si do e si mendon, pa kontroll e pa censurë, pa urdhër, ...pa le të thonë se ra niveli, se shkruan cilido e çfarëdo, se u ndy e u shpela, se u mbush me budallallallëqe e te tjera si keto. Ani, le te thone, le te kete sa te doni edhe nga keta...aty brenda si metali i cmuar brenda mineralit, gjendet e vërteta, fakti, shpirti, ajo që ndjejnë njerëzit. Nuk e kontrollon dot o i fundmi i moderuar i diktatorëve, antinjerëzorëve, shqiptarmohuesve, ...Ti e ve re dhe vetë. Thjesht sa për ilustrim. Për një pjeshkë fole ti, dhjetra pjeshkë të kalbura të fluturuan në surrat...Ja këndej nga media e gjere, media sociale, media e të gjithëve...”, përmbyll Pango.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltarët e PD, të hënën protestë para Bashkisë: Të ndalim oligarkun
Deklaratë e orëve të vona, Basha- Ramës: Esëllohu, as si çoban në Surrel s’ke për të gjetur dele »
Article Logic
Execution time: 0.048609018325806
array(1) { ["section"]=> string(87) "batuta-e-rames-per-pjeshken-ngacmon-ylli-pangon-ja-u-bekeni-10-15-se-bashku-me-to-33120" }