Batutat e Ramës në festën e PS për anëtarët dhe aleatët: Iliri heq peshë nga vetja për t’ja shtuar LSI-së...

Publikuar tek: politike, më 18:50 29-06-2015 Batutat e Ramës në festën e PS për anëtarët dhe aleatët: Iliri heq peshë nga vetja për t’ja shtuar LSI-së... Edi Rama dhe Linda Rama duke hyre ne festen e 24 vjetorit te PS

Kreu i PS-së Edi Rama në festën për zgjedhjet lokale si dhe 24-vjetorin e themelimit të partisë drejtuar prej tij, nuk ka humbur rastin për të bërë batuta me anëtarët e PS-së si dhe aleatët e saj në këto zgjedhje. E nisi me Gramoz Ruçin, pastaj me Braçen,vazhdoi me Metën, Idrizin, Gjinushin, Topin e Ngjelën.

“Vitet tutje, ti tëhu. Të tjerët venë e vinë, ndërsa ti mbete këtu”, i tha Rama-Ruçit.

“Bashkë me Erjon Braçen që duke përfituar nga gjatësia ecën më shpejt dhe konsumohet më ngadalë”, vijoi batutën kryeministri me deputetin e PS.

“Fituam bashkë edhe me socialistët e Ilirit që heq peshë nga vetja për t’ja shtuar LSI-së, bashkë me Idrizin që na jep mësimin: Çam nuk lind por bëhesh”, tha Rama duke kaluar te kreu i FRD-së: “Topi e ka kuptuar ; Trimi i mirë me shokë shumë”.

Për të tjerët që ishin pjesë e koalicionit dhe morën vota në Këshillat Bashkiakë Rama tha se i detyrohej një bluzë si ato që vishte gjatë fushatës “Të gjithë këtyre i detyrohem një bluzë me numrin 23 në kujtim të shprehjes qengji i butë pi dy nëna, përveç Ngjelës.Vetëm avokat Ngjela sigurisht që nuk ishte qengj i butë që pi nga dy nëna. Ai ka kontributin e vet në këtë fitore. Ngjela është mbështetësi dhe kundërshtari i Aleancës për Shqipërinë Europiane”, tha Rama duke shprehur gëzimin për këtë fitore .

Rama falenderoi të gjithë “ Socialistë e progresistë, me Facebook dhe pa Facebook”...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis festa e PS për fitoren e lokaleve dhe 24-vjetorin e themelimit por mungon Fatos Nano
24-vjetori i Partisë Socialiste, Rama: Do doja të ishte prezent edhe kreu i opozitës ta uroja personalisht për ditëlindjen »
Article Logic
Execution time: 0.043420076370239
array(1) { ["section"]=> string(110) "batutat-e-rames-ne-festen-e-ps-per-anetaret-dhe-aleatet-iliri-heq-peshe-nga-vetja-per-t-ja-shtuar-lsi-se-14917" }