Batutat/ Fino: Falenderoj Blushin për ato që tha. Meta: Të lumtë, e mbajte fjalen

Publikuar tek: politike, më 17:45 17-12-2015 Batutat/ Fino: Falenderoj Blushin për ato që tha. Meta: Të lumtë, e mbajte fjalen

Ish-kryeministri Bashkim Fino përpara se të niste fjalën e tij në Kuvend për projekligjin e pushtetit vendor, ka komentuar deklaratat e kolegut të tij socialist, Ben Blushit.

Ka qenë fillimisht Blushi ai që ka falenderuar Finon nga foltorja e Kuvendit për hartimin e këtij projektligji: “Faleminderit Finos për hartimin e ligjit për pushtetin vendor dhe meqë Fino më kritikon gjithnjë ‘pse nuk thua një fjalë të mirë për qeverinë’ po e them tani.”

Më pas Fino iu përgjigj shkurtimisht atij: “E falenderoj Blushin për ato që tha për mua.”

Deputeti socialist i është drejtuar gjithashtu deputetëve të opozitës në fund të fjalës duke thënë se: “Edhe pas 15 vitesh do të më keni përballë kur të bëj ligjin e tretë më të mirë për qeverisjen vendore.”

Në fund diskutimi është mbyllur me batutën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta: “Bravo zoti Fino. Të lumtë, e mbajte fjalën.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Projektligji për decentralizmin, Fino: 70% e propozimeve të demokratëve u pranuan, na ngritët murin e betonit
Betohet deputetja e re e Kuvendit, Mirela Ferracaku, zëvendësoi Mark Frrokun »
Article Logic
Execution time: 0.020018100738525
array(1) { ["section"]=> string(82) "batutat-fino-falenderoj-blushin-per-ato-qe-tha-meta-te-lumte-e-mbajte-fjalen-28010" }