Batutat mes Berishës, Metës dhe Majkos, foto e pazakontë në festën e organizuar sot

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:34 17-02-2016 Batutat mes Berishës, Metës dhe Majkos, foto e pazakontë në festën e organizuar sot

Atë që 8 vjetori i pavarësisë nuk e arriti dot në Kosovë, e ka bërë realitet në Shqipëri. Pozita dhe opozita shqiptare janë bashkuar për të festuar së bashku këtë përvejtor. Nuk na ndodh shpresh që të shohim socialistë dhe demokratë së bashku duke qeshur me të madhe, e sidomos kur bëhet fjalë për aktorët kryesorë politik në vend.

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë, ish-kreu i PD-së Sali Berisha, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe deputetët socialistë Pandeli Majko e Namik Dokle kanë trokitur gotat dhe kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin.

Momenti kur dy ish-aleatët, Berisha dhe Meta kanë përshëndetur njëri-tjetrin ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në sallë.

I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

ilir-meta-sali-berisha-e1455736094221.jpg

meta-berisha-e1455736021195.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kastro Zizo foto duke bërë seks, ajo i ngul thonjtë në fytyrë...
Kastro për foton e tij duke bërë seks: Më lumtë rr***a themi ne nga Permeti! Jep edhe një këshillë »
Article Logic
Execution time: 0.020112037658691
array(1) { ["section"]=> string(87) "batutat-mes-berishes-metes-dhe-majkos-foto-e-pazakonte-ne-festen-e-organizuar-sot-32854" }