Batutat në ditëlindjen e De Biasit, Loriku e thërret ‘’Gani’’, trajneri gati t’i ngulë thikën në bark ‘’Shqiponjës’’ por çunat e ndalojnë (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 11:45 17-06-2016

Një ditëlindje plot batuta kjo e trajnerit të Kombëtares Gianni De Biasi, i cili mbushi plot 60 vjeç. Edhe pse shumë të trishtuar, djemtë dhe presidenti i FSHF-së Armando Duka kanë gjetur forcat për të festuar një ditëlindje plot gëzim e mbi të gjitha nuk i kanë kursyer batutat. Një festë organizuar në Francë, ku po qëndrojnë për Kampionatin Europian, një kualifikim historik i kuqezinjve.

Armando Duka, plot mirësjellje ka bërë për pak minuta kamerierin, duke sjellë tortën e ‘’Mister’’-it, siç e thërrasin të gjithë, gjest që e ka vënë re edhe De Biasi.

Por nuk kanë munguar edhe fjalët e trajnerit drejtuar djemve për ndeshjen që do luajmë me Rumaninë të dielën, po kështu fjalët e vlerësimit dhe një ‘’Faleminderit’’ e madhe në emër të gjithë shqiptarëve.

Kapiteni Lorik Cana e ka thirrur ‘’Gani’’, trajnerin, ndërsa De Biasi për humor është bërë gati t’i ngulë thikën në bark ‘’Shqiponjës’’ së tortës, por djemtë, për ta zprapsur kanë thërritur ‘’Italia, Italia’’.

Dhe në fund nuk ka munguar gjesti i sekretarit Ilir Shulku, për të lyer me tortë në ballë, hundë dhe faqe ‘’Mister’’-in. ‘’Mos jemi gjë në festën e Karnavaleve?’’, e ka pyetur gjithë humor De Biasi, pa e kundërshtuar veprimin e Shulkut.

 

BATUTAT E PLOTA:

De Biassi: Po bën kamerierin sot ëëë? I madh je’!

Duka-djemve: Dini me këndu ju apo?!

Djemtë: Shumë urime për ty! Shumë urime për trajnerin!

Lorik Cana: Shumë urime për Ganiun!

Duka: Atëherë duhet të tregosh dëshirën tënde.

De Biasi: Dëshira? Të kualifikohemi të dielën në mbrëmje djema.

Djemtë euforikë shpërthejnë: Oooo..

De Biasi: Shëët! Doja t’u thoja…po flas për ju, prandaj dëgjoni! Doja t’u thosha se jam shumë i kënaqur pavarësisht rrethanës, për atë se si i përballuam këto dy ndeshje. Shpesh në jetë, nga futbolli nuk merr mbrapsht atë që duhet të kishe. Dhe unë mendoj se me Zvicrën dhe dje në darkë meritonit të merrnit gjithçka tjetër veç atij rezultati. Për të mos e përsëritur, jam krenar që jam trajneri juaj, jam krenar që jam zgjedhur, jam krenar që jam me ju këtu por dua të jem krenar edhe të dielën në darkë, sepse dua të shoh një ndeshje, pavarësisht rezultatit. Ku është fusha, të shkojmë, dhe t’u tregojmë të gjithëve që nuk jemi inferiorë. Pa arrogancë, por me përulje dhe me atë vendosmëri që treguat mbrëmë dhe me cilësinë që treguat. Sepse ju keni shumë kualitet, sipas meje nuk e kujtoni shpesh por ju keni shumë cilësi. Ok? Kapiten më përkthen pak?

Lorik Cana: (Përkthen De Biasin)

Duka-De Biasit: Para se ta presësh tortën…Atëherë unë do flas në shqip.

De Biasi: Që unë e kuptoj shumë mirë.

Duka: Unë dua ta falenderoj në emrin tuj dhe të gjithë Federatës Shqiptare të Futbollit, ‘’Mister’’-in për gjithçka ka bërë. E uroj për ditëlindjen, ne sot jemi për festë, ‘’Mister’’’-i përfiton nga festa e tij që të bëj punën e trajnerit. Sot jemi për festë, i uroj shëndet, i uroj gëzime pastë në jetën dhe familjen e tij dhe suksese në futboll.

Unë jam shumë i sigurtë që ka  qenë një motiv më shumë për çunat dje që të bënin një dhuratë me rezultat pozitiv por me atë që dhanë në fushë kanë dëshmuar se dëshira ishte maksimale për ta bërë dhuratën, pavarësisht se fati nuk e deshi të ishte pozitiv dhe unë përfitoj nga kjo festë që t’i falenderoj shumë çunat.

Ajo që kam dëshiruar realisht unë, jam i plotësuar. Ç’ka kam dëshiruar që ne të bëjmë këtu? Që ne të japim atë ç’kemi brenda! Ju keni dhënë shpirtin, keni dhënë gjithçka! Nëse do na shpërblejë Zoti ditën e diel, Ok. Edhe nëse jo, vërtet ne të gjithë duhet të jemi krenar me ju! Mister-it në emrin tim, në emrin tuj, në emrin e gjithë shqiptarëve i uroj edhe njëherë jetë të lumtur dhe të gëzuar!

debiasi2.jpgdebiasi3.jpgdebiasi4.jpgdebiasitorta.jpgdebiasi1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Igli Tare: Franca nuk bindi, Shqipëria fiton në tribuna
UEFA cakton gjyqtarin e ndeshjes Rumani-Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.0045151710510254
array(1) { ["section"]=> string(139) "batutat-ne-ditelindjen-e-de-biasit-loriku-e-therret-gani-trajneri-gati-t-i-ngule-thiken-ne-bark-shqiponjes-por-cunat-e-ndalojne-video-43808" }