Batutat që nuk u dëgjuan me mikrofon në Kuvend, mes tyre ‘’Mos më çaj tr*pin’’ (I PLOTË DEBATI QË PËRJASHTOI BERISHËN)

Publikuar tek: politike, më 07:21 23-04-2016 Batutat që nuk u dëgjuan me mikrofon në Kuvend, mes tyre ‘’Mos më çaj tr*pin’’ (I PLOTË DEBATI QË PËRJASHTOI BERISHËN)

Këto janë batutat që nuk u dëgjuan me mikrofon në Kuvend, ditën e enjte. Nga  ‘’Mos më çaj tr*pin’’ te fyerjet, ironitë e akuzat e rënda.

KY ËSHTË DEBATI I PLOTË, ZBARDHUR NGA KUVENDI:  

Sali Berisha: Çfarë ndodhte në lagjen e Shullazit? Terror i paparë. Dëshmi tronditëse kam këtu, nga oficerë Policie, të cilët thonë se në lagje jetohej në terror të plotë. Kryebanditi nga ushtria e tij quhej “gjeneral”, dhe kur ai vendosej në kafe “Beku” te Parku i Autobusëve, nga ora 5 deri në 8 zbarkonin aty ushtarët e tij, sikur të ishin mafia më e fortë e botës, të cilët i thoshin oficerit të Policisë:

“’Largohu këtej! O shef, ti bëj si të duash, po ne të themi që më mire të mos rrish këtu, se ne po ruajmë gjeneralin’.

Nuk mund të të përshkruaj se çfarë kam dëgjuar në atë lagje në të cilën jo vetëm punoja, por ku kisha dhe fatkeqësinë të punoja” ­kështu thotë oficeri Policisë. Ju thoshin se “gjenerali” është i paprekshëm. Ndodhi vrasja në Rrugën e Kavajës, ndodhi atentati i Qafë­ Kasharit… Në komunikatën e parë të Policisë, korrekte e Drejtorisë së Tiranës, thuhej se në Qafë­Kashar mori një plumb në shpinë Emiljano Shullazi, dhe se në makinën e tij u gjetën armë, u gjetën gëzhoja, u gjetën shtatë mijë euro. Dhe si përfundim, Emili i partisë, pasi iu pastrua gjaku dhe krimi, u nis drejt Lulzim Bashës dhe i tha se “Po dole në atë dritare, kokën ta masim me plumb”.

Dhe ne e denoncuam këtë. Zotëria që thotë se ka ekzistuar gjatë periudhës sonë. Po, ka ekzistuar, dhe ne e arrestuam katër herë, është dënuar disa herë. Ka pasur një incident me Vasilika Hysin dhe Petrit Baren.

Artan Gaçi: Është Besnik Bare, jo Petrit.

Sali Berisha: Po, Besnik Bare… Kishin një zyrë elektorale ata dhe kishin nxjerrë altoparlantat, por “gjenerali” zhurmë nuk donte, ndaj shkoi dhe i theu altoparlantin. Çfarë pësoi? U arrestua brenda 12 orësh. Për hir të së vërtetës, duhet të them këtu se Edi Rama i detyroi deputetët e tij që të bëjnë kallëzim, ata bënë kallëzim dhe ai u arrestua. Kjo është e vërteta. Por ndërkohë, gjuajti me bazooka shtëpinë e kryetarit demokrat të Farkës, ndërkohë u bë gjithçka për të zhdukur provat.

Ditmir Bushati: Çoi në Prokurori këto…

Bedri Hoxha: Boll ti ore, mos fol nga mbrapa!

Sali Berisha: Kur më flet ti, më duket se kam Genci Xhixhën nga…

Ditmir Bushati: Ik, mos më çaj tr*pin…

Valentina Leskaj: Zoti Noka mos, nuk flitet me këtë gjuhë, respektoni rregullat e Parlamentit.

Bedri Hoxha: Foli ati çunit të Sulës…

Edi Paloka: Kujt i thua mos më çaj trapin? Mbaje gojën ti, se tatregoj unë…

Valentina Leskaj: Zoti Paloka, mos fyeni, ju lutem!

Sali Berisha: Nga rrugeçër neobllokmenë, vetëm fjalor rrugaçi do të dëgjosh. Çfarë ndodhi më vonë? Një ditë prej ditësh, shqiptarët marrin vesh se “Bashkim kontrabandisti”…

Taulant Balla: Po lëri këto, lëri…

Sali Berisha: Bashkim Tahiri, i arrestuar për kontrabandë në flagrancë, dikush i vuri tritol te farmacia e tij dhe dikush tjetër i dërgoi një kallëp tritoli në rrugë, ngjitur me shtëpinë. Ndër ata të parët që e ka quajtur “akt terrorist” kam qenë edhe unë, e kam dënuar dhe pavarësisht se ai është një kontrabandist i mirëfilltë, por çdo akt terrorist e dënoj dhe do ta dënoj me ashpërsinë më të madhe. Kush I vendosi ato?

Taulant Balla: Po shko thuaje në Prokurori…

Sali Berisha: Për tritolin te farmacia e kontrabandistit u arrestuan 7 veta, por vetëm një mendje idioti mund të thotë se 7 veta u morën me vendosjen e një tritoli. Po të jenë 3 e marrin vesh 13, por të jenë 7, e marrin vesh 70, këtë nuk e hante kush.

Erjon Braçe: Ja eksperti, sa mirë i di këto!

Arben Çuko: Urdhrat i paske dhënë për një tek…

Sali Berisha: Dale, dale ti, se je në çorbë… U arrestuan të gjithë Gjutajt, edhe Bruka, unë nuk njoh asnjë prej tyre dhe kërkoj ndjesë që detyrohem t’ua përmend emrat këtu. U soll tjetri nga Suedia…

Taulant Balla: Po e dite ti se në Suedi e ke marrë…

Sali Berisha: U bënë një seri arrestimesh. Ec procesi, ngec procesi. Thirri Prokuroria Bashkim kontrabandistin, tha se më janë vendosur për shkak të detyrës së djalit tim. Djali i tij që kishte arrestuar 7 veta, pa thënë ata dy të parët, Qefalinë dhe atë tjetrin, apo ata dolën kanal tjetër…?

Xhemal Qefalia: S’ka lidhje me mua…

Sali Berisha: Jo, jo, o zotëri, a ka mundësi? Se sa vetë kanë mbiemrin Qefalia, por po të kishe lidhje, ta thosha emrin pa hezitim…

Sali Berisha: Por çfarë ndodhi? Një ditë prej ditësh, Prokuroria i liroi të gjithë ata, ndërkohë zotëria hapte fjalën se një nga Gjutajt ka tradhtuar Gjutajt e tjerë dhe se ka dëshmuar kundër tyre. Mirëpo ata, nga i pari tek i fundit, dolën jashtë. Pse dolën jashtë? Ja ku e kam dokumentin: “Përshëndetje zoti Berisha. Jam një oficer Policie që ka marrë pjesë në hetimin e atentatit të vendosjes së tritoleve kundër të atit të ministrit të Brendshëm…

Piro Lutaj: Këtë ta ka dërguar prapë Taulant Balla…

Sali Berisha: …”Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, unë, së bashku me një kolegun tim, arritëm në konkluzionin e prerë se tritolet i kishte vendosur banda e Shullazit, por ministri i Brendshëm, sapo e mori vesh, akti i parë që bëri ishte të më largojë nga hetimi, më pas më transferoi në periferi dhe unë sot jam jashtë radhëve të Policisë”.

Prokuroria njofton se edhe i tmerrshmi i të tmerrshmëve, Vladimir Gjutaj dhe një me mbiemrin Bruka, të lirohen menjëherë nga paraburgimi. Çfarë kishte ndodhur? Jua them unë. Saje Qorrin e kishte kërkuar Prokuroria. Jo një herë, por disa herë; zoti ministër, urdhëroni dhe dëshmoni. Saja nuk shkonte. Po pse nuk shkonte? Sepse Gjutajve u kishte dërguar Shullazin.

Taulant Balla: Po nga i di ti këto mo, nga i di?

Sali Berisha: A i di mirë unë këto të gjitha… Aq sa di mirë për ty, për përpjekjen për përdhunimet për ty… Pra, Saje Qorri i dërgoi Emilin Vladimir Gjutajt disa herë dhe zhvilloi negociata të mëdha që ta mbyllnin këtë punë, sepse Emili e kishte vendosur vetë. Përse u arrestuan Gjutajt? Sepse përpara zgjedhjeve, Gjutajt, në Bllok, e kishin shtrirë përtokë Saje Qorrin dhe rrahur në mënyrën më të egër.

Dhe tani, Saje Qorri u bë me krahë dhe duhet t’u bënte rremën Gjutajve dhe për t’u bërë rremën Gjutajve, duhet të vendoste me Emilin e partisë… Nëse Saja s’e kishte vendosur vetë tritolin me Emilin, shkonte në Prokurori ai. Por Saja nuk shkonte dot nga përgjimet, të cilat fatmirësisht kësaj here nuk janë vetëm të një burimi, por të disa burimeve.

Taulant Balla: Të mbaroi koha…

Sali Berisha: Unë kam një kërkesë për qytetarët shqiptarë sot: U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që, për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre, sepse nuk kanë asnjë siguri.

Taulant Balla: Ç’thua, do të përsërisësh ‘97?!

Sali Berisha: Nëse ju, o organizatë kriminale, mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne, opozita, dhe qytetarët janë të gatshëm t’jua kthejmë me të njëjtat mjete dhe ju të mos gjeni vrimë miu ku të futeni.

Vasilika Hysi: Po kjo është thirrje antikushtetuese…!

Sali Berisha: Po, po, të armatosen, sepse armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre dhe me urgjencë të sjellim ligjin. T’u japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë. Me këtë organizatë kriminale nuk ka siguri, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. Këta këtu që hidhen, sigurisht hidhen sepse janë me bandat dhe sigurinë jua japin bandat. Opozita është këtu për të qëndruar dhe do të qëndrojë fuqishëm.

Piro Lutaj: Mos u quani këllëf, pastaj…

Sali Berisha: Dhe ju që bëni lojën e armëve ndaj qytetarëve për kërcënimet ndaj opozitës, ne jemi të gatshëm t’ju përgjigjemi juve në mënyrën më solemne. Vetëm një gjë: ju dhe ata që ju japin zemër juve, jeni më frikacakët e kësaj toke. Jeni si minjtë, që do të kërkoni vrima për t’u futur dhe nuk do të gjeni dot. Nuk mundeni ju të trajtoni shqiptarët në këtë mënyrë. Nuk mundeni ju të përzini dhe spastroni shqiptarët nga vendi i tyre.

Taulant Balla: Ik tani, se të mbaroi koha!

Sali Berisha: Ka fol 70 minuta ai. Pusho ti, mbylle gojën!

Taulant Balla: Ai është Kryeministër, ky është pensionist!

Sali Berisha: Shpresën e vret deputeti që shkon me pistoletë dhe godet me armë…

Taulant Balla: Po ai kllufi ça bën, ku e keni kllufin?!

Saimir Tahiri: Nuk e kuptoj se si ky Parlament vazhdon punimet normalisht, kur një ish­kryeministër i bën thirrje popullit të armatoset? Nuk besoj se ka thirrje më kriminale dhe antikushtetuese se kaq. Uroj që Prokuroria të gjejë kurajë që ta thërrasë, sepse është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje.

Flamur Noka: Të armatosen të gjithë…!

Valentina Leskaj: Zoti Noka, lëre ministrin të flasë, prit radhën. Nuk është pazar këtu!

Flamur Noka: Ky është ushtar i krimit…

Valentina Leskaj: Ulu në vend, mos bëj zhurmuesin. Ulu dhe ruaj etikën! Lëre të flasë ministri.

Flamur Noka: Ky është çerr i krimit. Mos i thuaj zoti ministër. Ky është çerr i krimit të organizuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërkesa më e çuditshme që një deputete e PS bën për çështjen e Shullazit (ME VIDEO)
Blushi dhe Hafizi, kërkesë Asamblesë Kombëtare, duam kopje të rezultateve të referendumit »
Article Logic
Execution time: 0.033540964126587
array(1) { ["section"]=> string(117) "batutat-qe-nuk-u-degjuan-me-mikrofon-ne-kuvend-mes-tyre-mos-me-caj-tr-pin-i-plote-debati-qe-perjashtoi-berishen-38438" }