Batutat Rama-Vuçiç në Vjenë: Aleksandri i ra shkurt, unë do jap përgjigje të “çmendura”

Publikuar tek: politike, më 19:11 26-08-2015 Batutat Rama-Vuçiç në Vjenë: Aleksandri i ra shkurt, unë do jap përgjigje të “çmendura”

Kryeministrat e rajonit janë mbledhur në Vjenë në kuadër të samitit që po zhvillohet në Austri dhe takimi i parë është zhvilluar me përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë diskutimeve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai serb Aleksandar Vuçiç nuk i kanë kursyer batutat mes tyre.

I pari që ka folur ka qenë kryeministri serb i cili ka falenderuar Ramën për bashkëpunimin mes tyre dhe klimën e krijuar në raportet Serbi-Shqipëri dhe menjëherë pas tij e ka marrë fjalën kryeministri ynë.

“Vuçiç i ra përgjigjeve shkurt, ndërsa tani unë do të jap të miat”, ka thënë fillimisht Rama. Por, Vuçiç ka ndërhyrë me një batutë gjatë kohës që Rama po fliste, ndërsa ky  i fundit i është drejtuar sërish: “Jo, ti i dhe përgjigjet e tua të shkurtra, tani do jap unë përgjigjet e mia të ‘çmendura’ si filmi që pamë.”-, është shprehur Rama, çka ka shkatuar hilaritet në panel.

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer as batuatat me BE-në, kur tha se: “Të jesh vend kandidat për në BE është njësoj sikur unë të dua të martohem, por askush nuk është duke pritur për tu martuar me mua”.

Megjithatë, ka qenë ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Luksic ai që i është “kundërpërgjigjur” Ramës me një tjetër batutë. “Unë e kuptoj që zoti Rama mezi pret të bëhet pjesë e BE-së, por nisur edhe nga vendin im ne duhet të plotësojmë fillimisht disa kushte”.

Lexo edhe: Rama në Vjenë: Nuk kam nevojë të takohem këtu me Shoqërinë Civile, e bëj shpesh në Tiranë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Vjenë: Nuk kam nevojë të takohem këtu me Shoqërinë Civile, e bëj shpesh në Tiranë
Ristani dhe Bumçi: Prishja e kishës në Dhërmi, kthim në kohën e diktaturës »
Article Logic
Execution time: 0.023913145065308
array(1) { ["section"]=> string(89) "batutat-rama-vucic-ne-vjene-aleksandri-i-ra-shkurt-une-do-jap-pergjigje-te-cmendura-19255" }