Bayern fiton kundër Atletikos, por spanjollët shkojnë në finale

Publikuar tek: sport, më 21:48 03-05-2016 Bayern fiton kundër Atletikos, por spanjollët shkojnë në finale

Bayern Munich ka fituar me rezultatin 2-1 në "Allianz Arena" përballë Atletiko Madridit, por janë spanjollët ata që shkojnë në finale falë rezultatit të ndeshjes së parë.

Vendasit kanë dominuar lojën në pjesën e parë, duke kaluar në avantazh në minutën e 31 me Xabi Alonson, i cili ekzekutoi në mënyrë fantastike një goditje dënimi. Tre minuta më vonë, Thomas Muller shpërdëron një mundësi të artë për bavarezët, pasi dështoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, ishin miqtë ata që u kundërpërgjigjën me Grizman, i cili barazoi rezultatin. Por, historia do përsëritej brenda 90 minutave, kur Torres ashtu si Muller nuk e shndërroi në gol penalltinë e fituar.

Me avantazhin 1-0 të ndeshjes së parë, Atletiko Madrid shkon në finalen e Milanos, aty ku pret fituesin e gjysmëfianles tjetër mes Real Madridit dhe Manchester City-t.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Goal.com publikon formacionin e Kosovës, pjesë edhe lojtarë të kombëtares shqiptare
Dëmtohet Xhaka, mesfushori do qëndrojë disa javë larg fushës »
Article Logic
Execution time: 0.023961067199707
array(1) { ["section"]=> string(68) "bayern-fiton-kunder-atletikos-por-spanjollet-shkojne-ne-finale-39403" }