Bazhdari, programi ynë është marrë “copy-paste”. Ademi: Duhet të mbështetemi diku

Publikuar tek: politike, më 20:14 29-05-2015 Bazhdari, programi ynë është marrë “copy-paste”. Ademi: Duhet të mbështetemi diku

Dy kandidatet për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdati nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Voltana Ademi nga koalicioni i djathtë janë përballur në emisionin “Zonë e Hapur” të gazetares Eni Vasili. Bazhdari e ka akuzuar rivalen e saj për kopjimin e programit të fushatës.

Sipas Bazhdarit, programi është kopjuar me gjithë gabimet ortografike.

“Programi është marrë “copy-paste” nga sistemi, madje edhe me gabimet ortografike”, tha Bazhdari.

Por sipas Ademit, programi nuk është kopjuar por në formulimin e tij janë bazuar në projektet e zhvillimit strategjik të qytetit të Shkodrës.

“Shkodra dhe projektet e zhvillimit strategjik të Shkodrës janë shtylla e zhvillimit të këtij qyteti.  Historiku, ajo çka është realizuar deri tani është ajo që ka nisur, prandaj ne do të duhet të bazohemi diku. Ne i jemi rreferuar një dokumenti për zhvillimin strategjik të Shkodrës”, ka thënë Voltana Ademi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ASHE prezanton programin për femrat, Rama: Kosova e ka vendin bosh në maternitet
Fillon numërimi mbrapsht, Veliaj: Bashës i kanë mbetur edhe 20 ditë në krye të Bashkisë »
Article Logic
Execution time: 0.084835052490234
array(1) { ["section"]=> string(83) "bazhdari-programi-tone-eshte-marre-copy-paste-ademi-duhet-te-mbeshtetemi-diku-12253" }