BB: Shqipëria i vetmi vend në Europë dhe Azi me rritje remitancash

Publikuar tek: ekonomi, më 08:44 26-08-2016 BB: Shqipëria i vetmi vend në Europë dhe Azi me rritje remitancash

Shqipëria rezultoi të ishte i vetmi vend i Europës dhe Azisë Qendrore që pa rritje të lartë të të ardhurave nga emigrantët me 8% në vitin 2015.

Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, norma e rritjes së remitancave për vendet në zhvillim ka rënë nga 3.2% në vitin 2014 në 0.4% në vitin 2015.


Ekspertë vendas e lidhin faktin e rritjes së remitancave për Shqipërinë me rritjen e numrit të emigrantëve jashtë vendit sidomos më 2015.

Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë. Shqiptarët u renditën të dytët pas sirianëve për numrin e azilkërkuesve në Gjermani vitin e kaluar, raporton Monitor.


Ndërsa për vendet e tjera në zhvillim të Europës dhe Azisë, Banka Botërore e lidh ngadalësimin e remitancave me dobësisë ekonomike që po kalojnë vendet e mëdha nga burojnë dërgesat.
Arsyet kryesore lidhen me çmimet e dobëta të naftës dhe nënçmimit të monedhave në shumë vende që janë burim i dërgesave.


Banka Botërore parashikon se remitancat drejt vendeve në zhvillim pritet të rritet me rreth 4% në vit në 2016-‘17. Por ky parashikim rrezikohet nëse dobësitë e çmimeve të naftës vazhdojnë në vendet e OPEC.
Gjithashtu, zgjerimi i vazhdueshëm i tregut të zi dhe imponimi i kontrolleve të kapitalit mund të kufizojë hyrjet formale të dërgesave në disa vende.

Vendet me destinacionin më të lartë të emigrantëve janë SHBA të ndjekur nga Arabia Saudite, Gjermania dhe Rusia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024590969085693
array(1) { ["section"]=> string(71) "bb-shqiperia-i-vetmi-vend-ne-europe-dhe-azi-me-rritje-remitancash-50902" }