BE i jep “ detyra shtëpie” Shqipërisë për përmirësimin e ekonomisë

Publikuar tek: ekonomi, më 19:18 23-05-2017 BE i jep “ detyra shtëpie” Shqipërisë për përmirësimin e ekonomisë

Sipas Bankën Qendrore Europiane dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian, Shqipëria është duke përjetuar një përmirësim gradual të ekonomisë, i cili pritet të vijojë.


Por, pavarësisht progresit, renditen dhe një sërë problemesh për të cilat BE-ja jep edhe detyrat për zgjidhje. Problemet e pronësisë, qasja e ulët në financë, niveli i lartë i informaliteti dhe korrupsioni, dekurajon investimet e huaja dhe të brendshme.

Në fund të analizës, Shqipërisë i rekomandohet të ndërmarrë një sërë hapash, mes të cilave edhe vendosja e një takse pronësie të bazuar te vlerësimi.

"Të këmbëngulë me përpjekjet e kohëve të fundit për mobilizimin e të ardhurave, në veçanti duke forcuar më tej administratën e taksave; duke zgjeruar bazën e taksave bazuar në një rishikim të shpenzimeve të taksave dhe duke futur një taksë pronësie të bazuar te vlerësimi", thuhet në vlerësimin për Shqipërinë.

Po ashtu, kërkohen dhe masa për reduktimin e borxhit publik , masa për forcimimin e lekut dhe kontrollit mbi sektorin jobankar. Nga Shqipëria kërkohet dhe sqarimi përfundimtar i pronësisë së tokës.

"Të vazhdojë proceset e sqarimit të pronësisë së tokës bujqësore dhe regjistrimin e pronës, si dhe të krijojë një kadastër funksionale gjithëpërfshirëse dhe një e-kadastër deri në vitin 2019", thotë vlerësimi nga Banka Qëndrore Europiane.

Përmirësimi i kushteve që ka vendosur BE-ja, pritet të sjellin përmirësimin me ritme më të shpejta të situatës financiare në vendin tonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018969058990479
array(1) { ["section"]=> string(69) "be-i-jep-detyra-shtepie-shqiperise-per-permiresimin-e-ekonomise-79707" }