BE jep 42 mln euro për rajonin kufitar Shqipëri-Greqi

Publikuar tek: ekonomi, më 23:05 31-07-2015 BE jep 42 mln euro për rajonin kufitar Shqipëri-Greqi

Një program i ri ndërkufitar "Interreg IPA" është miratuar sot nga Komisioni për Politikat Rajonale i BE-së që synon të përmirësojë cilësinë e jetës në rajonin kufitar Greqi-Shqipëri përmes nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm vendor.

Corina Crețu, Komisionere për Politikat Rajonale tha: "Programet tona ndërkufitare sigurojnë masa konkrete për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe ofrojnë mundësi të reja ekonomike dhe vende pune për njerëzit që jetojnë në rajonet kufitare të Bashkimit Evropian Union dhe fqinjëve të tij. Këto programe janë një mundësi që rajonet të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për sfidat e përbashkëta."

Programi mbulon 11 rajone kufitare në Greqi dhe 4 rajone shqiptare, si dhe ka një vlerë prej më shumë se 42 milionë €, me një kontribut nga Bashkimi Evropian prej përafërsisht 36 milionë € nga Instrumenti i Asistencës para Anëtarësimit (IPA).

Programi do të fokusohet në dy përparësitë e mëposhtme:

1. Mbrojtja e mjedisit, nxitja e transportit të qëndrueshëm dhe infrastrukturës publike; 2. Nxitja e ekonomisë vendore.

Investimet synojnë të promovojnë transportin e qëndrueshëm dhe të përmirësojnë menaxhimin e ujërave ndërkufitare, mbetjeve dhe shërbimeve të energjisë. Ka edhe një fokus me rëndësi në zbutjen dhe kthimin e pasojave negative të ndryshimeve klimaterike përmes masave për mbështetjen e ekonomisë me emetim të ulët. Për më tepër, do të nxisë ekonominë vendore duke inkurajuar turizmin dhe duke ruajtur burimet kulturore dhe natyrore. Programi do të ndihmojë për nxitjen e konkurrencës përmes mbështetjes së sipërmarrjes.

Disa rezultate të pritshme:

• Më shumë burime ujore të përdorura në mënyrë të qëndrueshme. • Konsum i reduktuar i energjisë në sektorin publik. • Përgatitje më e mirë ndërkufitare për menaxhimin e fatkeqësive natyrore. • Kontribut në rritjen ekonomike me zhvillimin e turizmit. • Përmirësimi i kapacitetit ndërkufitar për mbështetjen e sipërmarrjes. Të dhëna:

15 rajonet e përfshira në programin ndërkufitar Interreg IPA Greqi-Shqipëri janë:

• Në Greqi: Rajonet (NUTS III) e Grevenës, Kastoriasë, Follorinës, Artës,Thesprotisë, Janinës, Prevezës, Zakintosit, Kërkyrës, Kefallinisë dhe Lefkadhës.

• Në Shqipëri: Rajonet e Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës.

Buxheti total i programit të bashkëpunimit: 42 312 029 EURO. Kontributi total i BE-së (IPA – Instrumenti për Asistencën para Anëtarësimit): 35 965 222 EURO.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031411170959473
array(1) { ["section"]=> string(59) "be-jep-42-mln-euro-per-rajonin-kufitar-shqiperi-greqi-17449" }