BE kundërshton vendimin e Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit

Publikuar tek: bota, më 23:53 06-12-2017 BE kundërshton vendimin e Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini shprehu në emër të Bashkimit Evropian shqetësimin serioz pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin e thellë përsa i përket njoftimit të bërë sot nga presidenti amerikan, Donald Trump mbi Jeruzalemin dhe pasojat që mund të ketë ky vendim në perspektivën për paqe”, konfirmoi Mogherini në një komunikatë.

Vendimin e Trump e ka kundërshtuar edhe Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili shpreh shqetësimin për rindezjen e luftës së ashpër në këtë rajon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0041160583496094
array(1) { ["section"]=> string(89) "be-kundershton-vendimin-e-trump-per-njohjen-e-jeruzalemit-si-kryeqytet-te-izraelit-102226" }