BE në krizë. Franca: Të kontrollojmë Schengenin. Italia: Schengeni nuk bllokon terroristët, i kemi mes nesh

Publikuar tek: bota, më 12:36 22-01-2016 BE në krizë. Franca: Të kontrollojmë Schengenin. Italia: Schengeni nuk bllokon terroristët, i kemi mes nesh Kryeministri francez Valls

Franca do të kërkojë të mbajë gjendjen e emergjencës derisa “lufta totale dhe globale” kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik të përfundojë. E ka thënë kryeministri Manuel Valls për “BBC”. Masat ndërmerren pas sulmeve në Paris në 13 nëntorin e kaluar dhe zgjaten për tre muaj, duke i dhënë policisë më shumë pushtet për të kryer edhe arrestime shtëpiake, dhe “parandaluese”.  

I intervistuar në forumin Ekonomik në Davos, Zvicer, Valls ka thënë se Franca është “në luftë”, që do të thotë se “po përdoren të gjitha mjetet e demokracisë sonë të lejuara me ligj për të mbrojtur francezët”. Dhe pyetjes sesa kohë do të qëndrojë në fuqi gjendja e emergjencës kryeministri i përgjigjet: “kohën e nevojshme. Derisa të ekzistojë rreziku. Derisa ne të lirohemi nga Isis”, duke shtuar se “lufta që duhet të drejtojmë kundër terrorizmit duhet të jetë totale, globale”.

Bashkimi Evropian në rrisk

Kryeministri francez paralajmëron se kriza e emigrantëve është duke rrezikuar Bashkimin Evropian. Më shumë se një milionë emigrant, shumica e tyre refugjatë, kanë mbërritur në evropë vitin e kaluar “por nuk mund të mbledhim të gjithë personat që I arratisen luftës, ndryshe shoqëritë tona do të jenë tërësisht të destabilizuara”. Për këtë, ka shtuar Valls, “nuk është Schengen që është në rrezik, por është koncepti I vetë Evropës”. Valls pretendon kontrolle urgjente në kufijtë e evropës. Nëse evropa nuk është në gjendje të mbrojë kufijtë e vet, është ideja e vetë Evropës që do të vihet në diskutim”.

Në të njëjtin pozicion thuajse është edhe kryeministri Italian Renzi që I intervistuar nga Rtl thotë: “Duke bllokuar traktatin e Schengen për qarkullimin e lirë vendos në rrisk idenë e vetë BE, të shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë”. Dhe paralajmëron: Duhet të jemi shumë seriozë përpara frikës së terrorizmit dhe atentateve, të jemi të kujdesshëm por duhet të ruajmë edhe vlerat e BE. Nuk është se duke bllokuar Schengenin, bllokohen terroristët, ka shumë terroristë që janë rritur në qytetet tona”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026275157928467
array(1) { ["section"]=> string(108) "be-ne-krize-franca-te-kontrollojme-schengenin-italia-schengeni-nuk-bllokon-terroristet-i-kemi-mes-nesh-30677" }