BE: Nxitoni me 5 prioritetet. Ministrja: Jo vetëm bërje e ligjeve, po edhe zbatim

Publikuar tek: politike, më 13:58 05-02-2015 BE: Nxitoni me 5 prioritetet. Ministrja: Jo vetëm bërje e ligjeve, po edhe zbatim Ministrja Klajda Gjosha ne mbledhje me grupet e punes per 5 prioritetet e BE

Nuk është çështja vetëm te miratimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre. Me këtë moto, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha hapi takimin e grupeve të punës për monitorimin e 5 prioriteteve që i janë lënë Shqipërisë nga BE deri në hapjen e negociatave. Në takim ishin present edhe  Shefi  i Njësisë për Shqipërinë, në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, z. Vassilis Maragos, znj. Romana Vlahutin, Shefe e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, përfaqësues të lartë të ministrive të linjës dhe institucioneve të pavarura.

U pranua se për reformën në drejtësi ka një komision parlamentar, por që ende nuk po ecën për shkak të kërkesave të opozitës dhe mungesës së PD në të.

U fol për antikorrupsionin, dhe u tha se nismat e fundit të qeverisë kanë sjellë rezulatete konkrete.

Për punën e Ministrisë së Brendshme, u vlerësua lufta kundër krimit të organizuar, dhe rastet më të fundit të shkatërrimit të laboratorëve të drogës apo kapjes së saj, u trajtuan si sukses.

Tashmë, deri në hapjen e negociatave, priten rezultate konkrete, pas masave të marra. Zyrtarët e BE kërkuan që grupet e punës të jenë shumë active për të monitoruar të pesë prioritetet, si në aplikim, ashtu edhe në zbatimin e tyre. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fatmir Mediu: Basha nuk duhet të kandidojë për Tiranën, ka detyrime të tjera si kryetar
Basha në "FB": Vajmedeti pozon para kamerave, fajëson popullin dhe opozitën »
Article Logic
Execution time: 0.022447824478149
array(1) { ["section"]=> string(82) "be-nxitoni-me-5-prioritetet-ministrja-jo-vetem-berje-e-ligjeve-po-edhe-zbatim-2418" }