BE, sot vendimi për kthimin me procedurë të shpejtuar të azilkërkuesve nga Shqipëria e Kosova

Publikuar tek: politike, më 18:11 26-07-2015 BE, sot vendimi për kthimin me procedurë të shpejtuar të azilkërkuesve nga Shqipëria e Kosova Pamje e Parlamentit Evropian

Bashkimi Evropian do të vendosë sot për mënyrën sesi do të operohet për azilkërkuesit nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor por edhe në botë, ku më problematike është konsideruar situate për azilkërkuesit nga Shqipëria dhe Kosova. 

BE në mbledhjen e radhës do të vendosë për një procedurë të përshpejtuar të tyre në vendet e origjinës, duke zbatuar rregullat dhe procedurat e organizatës evropiane, e ndër të tjera, duke dhënë paralajmërime për shtetet nga vijnë azilkërkuesit edhe për masat e Shengenit dhe regjimit të liberalizimit të vizave.

Bëhet fjalë për më shumë se 40 mijë azilantë, të cilët janë edhe nga Shqipëria e Kosova që pritet të kthehen. Një javë më parë, BE diskutoi për një listë të vendeve të origjinës, në të cilën u përshinë edhe dy vendet, Shqipëria dhe Kosova.

Shtetet e mëdha si Gjermania që shprehu e para shqetësimin, Franca e Britania e Madhe I kanë bërë gati që më parë listat e atyre që do të kthehen. Të dhënat tregojnë se statistikat e pranimit të azilkërkuesve nga vendet e rajonit, është shumë e ulët. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha para ikjes kallëzon Alban Xhillarin
Fuga-Nishanit: Kemi kritika shumë të forta. Arsimi i Lartë duhet të ndryshojë, por shantazhit duhet t'i pritet çdo rrënjë »
Article Logic
Execution time: 0.084875822067261
array(1) { ["section"]=> string(98) "be-sot-vendimi-per-kthimin-me-procedure-te-shpejtuar-te-azilkerkuesve-nga-shqiperia-e-kosova-17038" }