Bebe Rexha arrin një tjetër sukses të madh në SHBA

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:19 25-08-2016 Bebe Rexha arrin një tjetër sukses të madh në SHBA

Bebe Rexha ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka njoftuar se do të marrë pjesë në shfaqjen hyrëse të një prej spektakleve më të ndjekur në botë “MTV Video Music Awards”.

“Ëndrra u bë realitet. Do të prezantohem në MTV Video Music Awards këtë të diel, në vendlindjen time në sheshin Madison. Surreale”, shprehet Bebe.

Në këtë shfaqje do jetë edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora si dhe emra të mëdhenj të muzikës dhe televizionit amerikan si Alica Keys, Jimmy Fallon, Sean "Diddy" Combs, Kim Kardashian West, Ansel Elgort, Fifth Harmony, Jaden Smith, Tove Lo, dhe Shameik Moore.

Bebe Rexha sapo ka publikuar hitin e saj më të fundit “In the name of love” në bashkëpunim me Martin Garrix.

Më 9 shtator, Bebe do të performojë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Kjo është hera e parë që këngëtarja mban një koncert në Shqipëri.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044845104217529
array(1) { ["section"]=> string(56) "bebe-rexha-arrin-nje-tjeter-sukses-te-madh-ne-shba-50870" }