Bebe Rexha merr avionin, nesër në Tiranë për koncertin e shumëpritur nga shqiptarët

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:24 08-09-2016 Bebe Rexha merr avionin, nesër në Tiranë për koncertin e shumëpritur nga shqiptarët

Nesër do të mbahet koncerti i shumëpritur i Bebe Rexhës në Sheshin Nënë Tereza, në Tiranë.

Këngëtarja është nisur që  mbrëmë me avion nga Los Angelos.  Për momentin ajo ndodhet në Romë, ku po bën edhe një pauzë para se të marrë avionin e radhës për të arritur në territorin shqiptar.

Gjatë gjithë udhëtimit kantautorja e ka mbajtur publikun të informuar nëpërmjet fotove dhe videove të postuara në rrjetet sociale, ku shfaqet duke ngrënë apo duke shijuar kafen gjatë rrugëtimit.

Mësohet se Rexha po udhëton vetëm, pavarësisht se më përpara mendohej se ajo do të shoqërohej nga persona të tjerë.

Rexha është e njohur për hitet me të cilat ka fituar zemrat e adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë botën. Por, jo vetëm.

Ajo ka bashkëpunuar edhe me emra të njohur të muzikës botërore si, David Guetta, Pit Bull, Nicky Minaj  dhe së fundmi Martin Garrix.

hbtertv.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.058815002441406
array(1) { ["section"]=> string(88) "bebe-rexha-merr-avionin-neser-ne-tirane-per-koncertin-e-shumepritur-nga-shqiptaret-52327" }