BEFASIA/ “E ka zyrën gati në kat të dytë”, Ben Blushi merr drejtimin e Top Channel

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:34 25-01-2018 BEFASIA/ “E ka zyrën gati në kat të dytë”, Ben Blushi merr drejtimin e Top Channel

Ka disa ditë që në mediat shqiptare përflitet për një kalim të Ben Blushit në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Top Channel.

Në fillim ky lajm u cilësua si i pabesueshëm dhe pa baza. Por burime të sigurta nga brenda gjigandit mediatik thanë për newsbomb.al, Ben Blushi do të marrë drejtim e televizionit kombëtar Top Channel.

Po të njëjtat burime, për newsbomb.al specifikojnë se zyra e Ben Blushit do të jetë në katin e dytë të godiës së këtij televizioni.

Lajmi ishte shumë i vështirë për t’u besuar në fillim, duke marrë parasysh edhe raportet që kishin qenë deri më tani mes Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës.

Por duket se gjithçka është tejkaluar dhe ish-ministrit e ish-kreut të LIBRA, Ben Blushi i është rezervuar zyra e shtruar me parket në kat të dytë dhe gjithçka është gati që ai të marrë në dorë frenat e Top Channel. /newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.53220582008362
array(1) { ["section"]=> string(85) "befasia-e-ka-zyren-gati-ne-kat-te-dyte-ben-blushi-merr-drejtimin-e-top-channel-107939" }