Befasia e madhe, Ferrari bëhet gati të largohet nga Formula 1

Publikuar tek: sport, më 18:16 03-12-2017 Befasia e madhe, Ferrari bëhet gati të largohet nga Formula 1

Ferrari dhe Formula 1 janë dy emra që pak njerëz mund t’i ndjanë njërën nga tjetra.

Por ja që mund të ndodh që Ferrari mos të garojë më në kampionatin më të shpejtë të makinave në botë, Formula 1. Skuderia italiane është duke shqyrtuar mundësinë e një tërhqeje të mundshme nga kampionati ku ajo nuk triumfon prej më shumë se 7 vite.

Paralajmërimin befasues e ka dhënë vetë presidenti i Ferrarit, Sergio Marchionne. Ai u shpreh se po shikon evoluimin e kampionatit Formula E për të parë mundësinë e futjes aty të skudresë së kuqe, në rast të largimit nga Formula 1.

“Jemi të interesuar dhe po e shohim me vëmendje këtë kampionat të Formula E, një kampionat që mund t’i interesojë edhe Ferrarit në të ardhmen. Nuk e mohoj që mund të ketë një hyrje të “kokëkuqes” në këtë Botëror në rast se dalim nga Formula 1.”,- tha Sergio Marchionne.

Më shumë në këtë kategori: « Interi është për titull, por Perisiç e tepron me talljen për Milanin (FOTO)
Sporti në zi, ndahet nga jeta futbollisti i njohur kavajas »
Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871
array(1) { ["section"]=> string(67) "befasia-e-madhe-ferrari-behet-gati-te-largohet-nga-formula-1-101811" }