Befasia e madhe, vëllai i Edi Ramës merr postin e rëndësishëm

Publikuar tek: sport, më 16:22 06-11-2017 Befasia e madhe, vëllai i Edi Ramës merr postin e rëndësishëm

Është përfolur gjithmonë për një lidhje të ngushtë mes presidentit të Partizanit, Gaz Demi dhe vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.

Shumë herë ky i fundit është parë në krah të Gaz Demit në stadium gjatë ndeshjeve të rëndësishme. Por duket se Olsi Rama nuk do të jetë vetëm një dashamirës i klubit të futbollit Partizani, ai pritet të jetë edhe pjesëtar i strukturës së këtij kubli.

Gazetari sportive Fatjon Shehu, i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH ka thënë se Olsi Rama do të jetë drejtor i Përgjithshëm i Partizanit.

“Vendimi për të larguar trajnerin Iuliano është marrë nga Moxhi dhe po ashtu riemërimi i Sulejman Starovës në krye të pankinës është po vendim i Moxhit, i cili po bën ndryshime.  Nga informacionet që kam, drejtori i Partizanit ka nisur një bashkëpunim edhe me një ish-sportist. Bëhet fjalë për Olsi Ramën, i njohur si dashamirës i klubit. Do të jetë drejtor i përgjithshëm. Moxhi po kërkon një riformatim të klubit dhe një bashkëpunim sa më të gjerë”, u shpreh Fation Shehu.

Ky vendim mësohet se është marrë nga Luçiano Moxhi, i cili pas largimit të Iulianos dhe dëshimit në fazën e parë të “demave” pritet të bëjë një revolucion në janar, jo vetëm te futbollistët, por edhe në strukturën e klubit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbolli në zi, ndahet nga jeta mbrojtësi i njohur
Lajm i hidhur për tifozët e Interit, dëmtohet Icardi »
Article Logic
Execution time: 0.014723062515259
array(1) { ["section"]=> string(66) "befasia-e-madhe-vellai-i-edi-rames-merr-postin-e-rendesishem-98556" }