Befasia emocionuese e mesnatës për profesorin që kandidoi për dekan por humbi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:05 22-04-2016 Befasia emocionuese e mesnatës për profesorin që kandidoi për dekan por humbi

Një shembull i shkëlqyer gare nga Fakulteti i Shkencave Sociale ku Edmond Dragoti kandidoi përballë  Edmond Raptit. Ky i fundit doli fitues dhe fill pas rezultati,t rivali i tij, prof.Dragoti i ka uruar suksese. E ndërsa mësuan për humbjen studentët që punuan për Dragotin e surprizuan atë me një tortë pas mesnate, gjë gjë e emocionoi së shumti profesorin.

“Befasia e mesnatës pas numërimit të votave për Dekan: pasi mësuan për humbjen, studentët që punuan me shumë shpirt dhe dashuri, me përkushtim të dlirët dhe sinqeritet të pamasë, me intelektualitet të pakompromis dhe besim të çiltër në fitore, dhe arritën të fitojnë me 200 vota plus, vazhduan të qëndronin pranë meje, për ta ndare dëshpërimin tim të natyrshëm të momentit me veten e tyre. Dhe shpirti i tyre krijues sjell befasi emocionuese: në mesin e natës, një tortë për profesorin e tyre ku është shënuar edhe 200+ vota si simbolikë e fitores. Emocion i papritur, thellësi shpirtërore, dhe shumë dashuri inteligjente...”, shkruan Dragoti në faqen zyrtare.

torte.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14037394523621
array(1) { ["section"]=> string(83) "befasia-emocionuese-e-mesnates-per-profesorin-qe-kandidoi-per-dekan-por-humbi-38364" }