Befason basketbollisti serb: Mjaft me Kosovën, nuk është e jona

Publikuar tek: rajon, më 08:25 11-02-2019 Befason basketbollisti serb: Mjaft me Kosovën, nuk është e jona

Nikolla Kaliniç, basketbollist i "Fenerbahçe Basketbol" dhe i kombëtares së Serbisë, ka kritikuar ashpër gjendjen në Serbi dhe më së shumti qasjen e politikanëve ndaj Kosovës.

Intervista e tij në gazetën "Blic" ka ngjallur reagime të eshumta të qarqeve nacionaliste.

Në intervistë Nikolla Kaliniç nuk ka folur vetëm për librat që i pëlqejnë, pasi njuihet edhe si lexuesi i Gabriel García Márquez-it. Ai ka folur sidomos për Kosovën.

«Që kur kam lindur, më 1991, ekzistojnë probleme dhe mospajtime rreth Kosovës. Jam i vetëdijshëm se shumëkush do të shtanget tani, por ka ardhur koha që dikush ta thotë publikisht: hajde ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çfarë mundemi dhe të ecim tutje. Beteja e Kosovës është zhvilluar para 600 vitesh, qe shumë dekada Kosova nuk është territor ‘yni’. Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më shpejt që pajtohemi me të tashmen dhe ecim tutje, aq më mirë për neve, tha Kaliniç.

Mirëpo, pas kësaj deklarata në shtëpinë e tij në Suboticë, ku jetojnë prindërit e tij, persona të panjohur shkruan me shkronja cirilike një parullë vulgare.

Në intervistën për «Blic» Kaliniç hodhi poshtë rrëfimin se serbët janë populli qiellor. Kisha serbe dhe historianët nacionalistë theksojnë se me rënien e tij në Betejën e Kosovës Princi Lazar u përcaktua për një perandori hyjnore, ku do të jetonte një jetë spirituale.

"Nuk jemi popull qiellor, as që kemi qenë ndonjëherë, kemi pasur momente shkëlqimi në të kaluarën, por duhet të pajtohemi se tash jemi një pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson, le të udhëtojë pak nëpër botë dhe t’u tregojë të huajve se nga vjen – do të tmerrohet. Unë e kam përjetuar. Së fundi u nënshkrua marrëveshja e re për bashkëpunim mes Gjermanisë dhe Francës, e para qe nënshkruar më 1963, domethënë 16 vjet pas gjithë asaj që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore. Hej, 16 vjet pas gjithë atyre krimeve, mizorive dhe viktimave ata e kanë kuptuar se duhet të punojnë së bashku dhe shihni se ku janë sot? E ne ende flasim për Betejën e Kosovës", ka thënë ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U dënuan gabimisht, qeveria maqedonase do të paguajë 1.2 milion euro shpërblim për 6 persona
Aksident i TMERRSHËM, kamionçina përplas 22 vjeçaren shtatzënë, humb FËMIJËN (PAMJET VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0048580169677734
array(1) { ["section"]=> string(68) "befason-basketbollisti-serb-mjaft-me-kosoven-nuk-eshte-e-jona-152331" }