Befason ish-ambasadori i njohur: Pas 10 vjetësh do kemi 3 shtete shqiptare

Publikuar tek: kulture-art, më 08:43 20-02-2018 Befason ish-ambasadori i njohur: Pas 10 vjetësh do kemi 3 shtete shqiptare

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku, deklaron se pas 10 viteve do të ketë tre shtete shqiptare.

I ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku Çejku tha se në vitin 2028 parashikoj se përveç Shqipërisë dhe Kosoëvs do ketë edhe një shtet shqiptar, ai i shqiptarëve të Maqedonisë.

“Tashmë shtetformimi i shqiptarëve në Maqedoni është një realitet dhe zhvillimet atje më bëjnë të kuptoj dhe parashikoj se pas 10 viteve do kemi shtetin e tretë të shqiptarëve” tha Çejku. Sipas tij vërtetë ne festuam 10 vjetorin e pavarësisë së Kosoëvs por çështja shqiptare është ende e pazgjidhur plotësisht sepse ende nuk u është dhënë e drejta e tyre e plotë shqiptarëve të Maqedonisë, një faktor shumë i rëndësishëm atje. Dhe për Çejkun zgjidhja në të ardhmenë shtë shteti i shqiptarëve.

Diplomat dhe gazetar, Arben Çejku është një nga njohësit më të mirë të çështjeve të rajonit. Ai është gjithashtu zyrtari më i lartë i shtetit shqiptar që ka qenë present në sallën e parlamentit të Kosovës më 18 shkurt të vitit 2008 në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë.

Gjatë emisionit Çejku dha disa detaje që bëhen publikë për herë të parë që kishin të bënin me situatën e atyre ditëve në Kosovë.

“Ishte një situatë aq e gëzueshme por aq delikate. Kishim informacione nga më të ndryshme si për shembull kur të shpallej pavarësia e Kosoëvs serbët e Kosovës do të largoheshin masivisht drejt Serbisë e deri përplasjet me armë. Por më delikatja ishte situata në Luginën e Preshevës nga provokimet që mund tu bënin shqiptërve atje.

“Unë kam zhvilluar disa bisedime sekrete në atë kohë me liderët e Luginës në mënyrë që të mos binin preh e këtyre provokimeve dhe që pavarësia e Kosovës të mos dëmtohej dhe në fakt kështu ndodhi. Pavarësia u shpall dhe asgjë nuk ndodhi. Ishte një gëzim i papëshkruar”, tregoi ish-ambasadori Çejku.

 28190650_2132743533638439_2061616410_n.jpg

Gazetari Asllan Bajrami: Serbët vranë 550 mijë shqiptarë në 86 vjet

Gazetari i njohur nga Kosova Asllan Bajrami deklaron se pajtimi i shqiptarëve me serbët duhet të bëhet nga Prishtina dhe jo nga Tirana. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Bajrami tha se serbët kanë mbi kurriz vrasjen e 550 mijë shqioptarëve nga vitit 1913 deri në vitin 1999 dhe nuk mund të ketë pajtim pa një falje të madhe.

Sipas Bajramit, deri tani serbët nuk e kanë bërë këtë falje por kjo nuk mund të kalojë në heshtje. “Është një krim i pashembullt që është bërë ndaj një populli dhe nuk mund të ketë pajtim pa ndjese”, tha Bajrami. Bajrami komentoi edhe debatin lidhur me identitin kombëtar. Siopas tij, i vetmi identitet kombëtar në Kosovë është ai shqiptar. “Nuk ka një identitet të dytë. Ne jemi shqiptarë dhe ky është kombi ynë”, tha Bajrami.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajm i mirë që me mëngjes nga kryeministri: Këtë pranverë me distinacion të ri turistik (VIDEO)
Tevizioni kombëtar çek jehonë Shqipërisë turistike, flet Auron Tare (PROJEKTI- VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.019783020019531
array(1) { ["section"]=> string(80) "befason-ish-ambasadori-i-njohur-pas-10-vjetesh-do-kemi-3-shtete-shqiptare-110829" }