Befason ish-mesfushori i Kukësit dhe Flamurtarit, 29-vjeçari tërhiqet nga futbolli

Publikuar tek: sport, më 08:59 23-09-2018 Befason ish-mesfushori i Kukësit dhe Flamurtarit, 29-vjeçari tërhiqet nga futbolli

Ish-mesfushori i disa prej ekipeve të Superligës shqiptare, Hair Zeqiri ka vendosur të tërhiqet nga futbolli.

Lajmi është konfirmuar nga vetë 29-vjeçari në emisionin “Zona Gol” në Supersport ku ka qenë i ftuar së fundmi.

Ai ka konfirmuar se ka ardhur koha të marrë këtë vendim për shkak se nuk gjen më motiv për të zbritur në fushën e blertë si lojtar.

“Ajo që më bëri të mendoj apo të shoh pozicionin tim është motivi. Edhe pse jam në një moshë të re nuk gjej motivimin që kam pasur kur nisa futbollin. Atë që bën duhet ta kesh pasion dhe ta bësh me dashuri, Pas shumë reflektimesh vendosa ta lë futbollin e të marr drejtime ët tjera. Duhet të qëndrojmë në botën e futbollit, por nuk jam shumë i qartë, edhe pse e kam një ide. Nuk kam dëshirë të jem trajner, por ndoshta menaxher i ndonjë ekipi ose drejtues. Shpresoj të jem në këtë vorbull”, tha Zeqiri.

Kujtojmë që Vlonjati ka qenë pjesë e Kukësit, Flamurtarit dhe së fundmi Kamzës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anglezët çmenden pas SHAQIRIT, Liverpool bëhet me 'yll' të ri
E bujshme, refuzon Shqipërinë dhe Kosovën, “ylli” i ardhshëm zgjedh të vishet si nënkampion bote »
Article Logic
Execution time: 0.0041780471801758
array(1) { ["section"]=> string(88) "befason-ish-mesfushori-i-kukesit-dhe-flamurtarit-29-vjecari-terhiqet-nga-futbolli-135295" }