Befason ish ministri, nxjerr EMRAT: Ja kush do shpallet fajtor (Mes tyre edhe gruaja e kryeministrit)

Publikuar tek: politike, më 10:00 12-04-2018 Befason ish ministri, nxjerr EMRAT: Ja kush do shpallet fajtor (Mes tyre edhe gruaja e kryeministrit) Kabineti qeveritar

Ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani befason me një reagim të tij në lidhje me situatën që krijuar raporti i Freedom House, që e rendit Shqipërinë si një vend me demokraci në tranzicion.

Sipas Manjanit, Rama e gjen fajin gjithmonë tek të tjerët. Ish ministri jep edhe emrat që sipas tij do të shpallen fajtorë, mes tyre thotë dhe emrin e gruas së kryeministrit.

 “Pra të gjithë kanë faj! Vetëm Ai jo! Pritet të shtohen seritë e reja me “fajtorë” të rinj: Beni (Ahmetaj), Damiani, Ditmiri, Fatmiri, Senida, Mirela, Etilda, Erioni, Vangjushi, Qazimi e Tan Lame do shpallen fajtorë. Madje edhe Olsi e Linda nëse e do puna... (ndjesë që ua përmend emrat)”, shkruan ndër të tjera Manjani.

 Reagimi i plotë i Manjanit:

 House of Propaganda...

Vijon seriali propagandistik “Faji është tek tjetri”.

Deri tani kemi parë këto seri:

- Për keqqeverisjen e Tij, fajin e ka LSI-ja.

- Për korrupsionin e Tij dhe të kujtdo tjetër, fajin e ka si gjithmonë Ilir Meta!

- Për drogën, tashmë fajin e ka Saimiri!

- Për arrogancën e Tij në qeverisje, fajin e ka Saliu!

- Për vjedhjen e zgjedhjeve që bëri, fajin e ka “Rusi” Lulzim!

- Për shkatërrimin e Parlamentarizmit, fajin e ka çizmja e Monikës!

- Për drejtësinë që ka kapur vetë me të dyja duart, fajin e ka Lu! Ky i fundit ja hedh fajin Llallës!

- Për taksat e larta që vendos Ai vetë, fajin e ka populli vandal!

- Për mbylljen e gojës kritikëve, fajin e ka “kazani”, pra Media!

- Për pronat që ka bllokuar, fajin e kanë Pronarët!

- Për koncensionet dhe PPP kriminale, fajtore është Qeveria e së shkuarës! ( Me historinë e dy kullave të Brojkës, mbushi Tiranën me ndërtime Ai).

- Për shëndetësinë fajin e ka Beqja!

- Për arsimin, fajin e ka Tritan Shehu, Ornela Pampuri dhe unë që nuk pranojmë orët e hapura të LGBT!

- Për ekonominë në krizë dhe asistencën sociale, fajin e kanë bashkitë.

- Për çdo kapje flagrante në skandale, fajin e ka sistemi!

Pra të gjithë kanë faj! Vetëm Ai jo!

Pritet të shtohen seritë e reja me “fajtorë” të rinj: Beni (Ahmetaj), Damiani, Ditmiri, Fatmiri, Senida, Mirela, Etilda, Erioni, Vangjushi, Qazimi e Tan Lame do shpallen fajtorë.

 Madje edhe Olsi e Linda nëse e do puna... (ndjesë që ua përmend emrat).

 Listë e gjatë “fajtorësh”.... Ka projektuar përjetësinë...

 Propaganda na sugjeron që: Ai po punon në kushte “të vështira” me gjithë këta fajtorë nëpër këmbë!

 Këtë thotë edhe Freedom House...

 Çfarë propagande!!

 Shih kur të dalë edhe raporti tjetër : Nuk ka nevojë për zgjedhje! Na mjaftojnë sondazhet! Kursehen edhe paratë e shtetit!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pak para nisjes së seancës, Basha bën lëvizjen e papritur
Ruçi çel seancën plenare, Klement Zguri raporton me sallën e boshatisur (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.025784015655518
array(1) { ["section"]=> string(104) "befason-ish-ministri-nxjerr-emrat-ja-kush-do-shpallet-fajtor-mes-tyre-edhe-gruaja-e-kryeministrit-116595" }