Befason Skënderbeu, mposhtet në shtëpi nga Tërbuni

Publikuar tek: sport, më 20:09 16-04-2016 Befason Skënderbeu, mposhtet në shtëpi nga Tërbuni

Ka ndodhur ajo që nuk pritej: Tërbuni i vendit të fundit mundi Skënderbun 5 herë kampion në fuqi, në Korçë, aty ku nuk kishte fituar asnjë ekip këtë sezon.

Pukjanët arritën të befasojnë me dy gola në pjesën e parë me Lalën e Jovanoviç, por Salihi dhe Plaku barazpeshojnë gjithçka, por është Karakaçi ai që në minutën e 93-të shënon golin tripikësh për Tërbunin që shkon në kuotën e 17 pikëve.

Korçarët mund të ankohen për golin e anulluar të Plakut, por tashmë ka mbaruar gjithçka dhe Partizani ka mundësi të ju afrohet me dy pikë nëse mund nesër Vllazninë.

Pjesa e parë.Skënderbeu e nis ndeshjen në sulm dhe kërkon ta zgjidhë sa më shpejt ndeshjen dhe i afrohet golit me Xhejm e Renatinjon, por rrejta e Haxhos mbetet e paprekur.

Nuk qëndrojnë duarkryq miqtë të cilët kundërsulmojnë dhe janë të rrezikshëm me Uilker e Karakaçin, por është Lala ai që befason korçarët në minutën e 27-të të takimit duke shënuar e kaluar Tërbunin në avantazh.

Skënderbeu hidhet në sulm për të gjetur golin e barazimit por portiere Haxho mbron me fanatizëm portën e e pukjanëve, që në minutën e 43-të heshtin stadiumin “Skënderbeu” teksa shënojnë me anë të serbit Jovanoviç.

Pjesa e dytë. Trajneri Josa bën dy lëvizje, duke hedhur në fushë Shkëmbin e Salihin, ndërsa jashtë janë brazilianët Eskuerdinja dhe Renatinjo.

Sërisht e njëjta pamje, me Skënderbeun në sulm e miqtë që presin në prapavijë dhe kërkojnë të befasojnë në kundërsulm.

Ngulmimi i vendasve do të shpërblehet në minutën e 56-të kur Salihi shënon nga pika e bardhë e 11 metërëshit, pasi kryesori Cjapi e konsideroi të parregullt ndërhyrjen e Tasiç ndaj Xhejms.

Skënderbeu e rrit presion akoma më tepër derisa gjen golin e  barazimit më anë të Sebino Plakut në minutën e 84-t.

Sulmuesi kryeqytetas do të shënonte sërish pak minuta më vonë por anëësori ka ngritur flamurin në një pozicion mjaft të dyshimtë.

Raste të tjera për Skënderbeun teksa i afrohen golit me Salihin .por ëshët Karakaçi ai që shënon dhe i jep fitoren Tërbunit.

Ndeshje e çmendur!


Flamurtari merr një fitore me mjaft vlera në Laç duke përmbysur avantazhin e vendasve që shënuan në pjesnë e parë me anë të Cetkoviç.

Brazilianët Alvesh e Da Silva kanë shënuar dy gola në pjesën dhe në fund një festë mëse e ligjshme e vlonjatëve që kërkojnë të sigurojnë mbijetesën në Superiore.

Pjesa e parë.Ndeshja midis Laçit dhe Flamurtarit nis mjaft e luftuar, teksa duelet zhvillohet kryesisht në mesin e fushës, pa patur rrezik për portierët respektivë.

Për të hapur takimin do të mendonte malazezi Cetkoviç i cili me një goditje mjaft të bukur pranë zonës mposht portierin Lika dhe kalon vendasit në avantazh.

Miqtë kanë një rast me Hoxhën, pork y i fudnit vonohet dhe humbet një rast të mirë për të barazuar, ashtu si Sheta në minutën e 45-të kur godet traun e portës pas një gjuajtje me kokë.

Pjesa e dytë.Edhe në fraksionin e dytë të lojës është e njëjta panoramë, me Laçin që kërkon golin e dytë dhe miqtë që duan barazimin dhe ia arrijnë qëllimit në minutën e 57-të kur Alvesh me kokë mposht portierin Selmani.

Luftë e fortë sportive e karakterizon këtë ndeshje, dhe ka momente kur ka edhe nervozizëm, por gjithçka është në kufijtë e garës sportive.

Në minutën e 79-të do të vinte goli i dytë për Flamurtarin me autor Da Silvën, ndërsa dy minuta më vonë Pashaj ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Laçi kërkon të golin e barazimit dhe i afrohet me Cetkoviç e Musajn, por pa ia arritur qëllimit, dhe me këtë humbje komplikon situatën në kampionat duke mbetur në kuotën e 31 pikëve, 3 më shumë se Flamurtari.

(Sportal)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si i shqipton emrat e futbollistëve shqiptarë? Gianni de Biasi në provë (Video)
Interi mposht Napolin dhe i bën presion Romës »
Article Logic
Execution time: 0.015313863754272
array(1) { ["section"]=> string(55) "befason-skenderbeu-mposhtet-ne-shtepi-nga-terbuni-37863" }