Bëhen dy Kida, një tjetër këngëtar shfaqet në treg me emrin e bukuroshes nga Kosova

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:27 25-07-2016

Shumë këngëtarë përdorin emrin e vërtetë por ka edhe nga ata që përdorin emër artistik sepse kanë dëshirë të identifikohen në bazë të saj. Mirëpo paska edhe nga ata artistë që nuk e ditkan se nuk duhet të përdorësh emrin artistik të një artisti tjetër. Nuk e dimë nëse po bëjmë mirë që i themi artist. Ai ka publikuar një këngë nën titullin “In My Zone”, dhe ka zgjedhur të mbajë emrin e këngëtares së suksesshme Kida.

Ndoshta nuk i pëlqen emri i tij, ose e ka menduar me zgjuarsi, pasi pretendon të tërheqë vëmendje duke përdorur emër tjetër. 

I kontaktuar nga intv.al menaxheri i Kidës dhe në të njejtën kohë edhe i ON Records ka deklaruar se:

“Një artist duhet të ketë identitetin e tij, dhe është një gabim i madh të përdorësh emrin e një artisti tjetër. Kemi në plan ta çojmë këtë shkelje deri në gjykatë, për këtë përdorim jo ligjor të një emri artistik”.(InTv)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067031383514404
array(1) { ["section"]=> string(88) "behen-dy-kida-nje-tjeter-kengetar-shfaqet-ne-treg-me-emrin-e-bukuroshes-nga-kosova-47704" }