Behgjet Pacolli përjashtohet nga festimet në Prishtinë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:05 17-02-2015 Behgjet Pacolli përjashtohet nga festimet në Prishtinë Behgjet Pacolli

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli është lënë jashtë festimeve ceremoniale të 7-vjetorit të Pavarësisë në Kosovë.

Me një status në ‘’Facebook’’, Pacolli konfirmon mungesën e një ftese në drejtim të tij por njëkohësisht edhe festimin e kësaj dite në Gjakovë.

“Përkundrejt mungesës së ftesës të jem pjesë e festës në Prishtinë, unë festoj më përmbajtësisht në Gjakovë. Këtu ku u ndërtua pavarësia ndër vite dhe ku po forcohet shteti i Kosovës me vende të reja të punës. Rrugëtimi im për ekonomi të zhvilluar po kthehet në Gjakovë, këtu ku dikur e fillova realizimin e synimeve të mia me shumë fabrika të cilat vetëm pas 15 viteve sakrifica po rikëndellen. Urime Gjakovë, Urime Kosovë dhe shpresojmë të papenguar të vazhdojmë trendin e punësimit.  Së shpejti takohemi në Mitrovicë.”, shkruan Pacolli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.053929090499878
array(1) { ["section"]=> string(59) "behgjet-pacolli-perjashtohet-nga-festimet-ne-prishtine-3625" }