Bëhuni gati për përmbytje, parashikohen reshje intensive, borë e shtrëngata (ZONAT QË DO PREKEN)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:38 13-02-2018 Bëhuni gati për përmbytje, parashikohen reshje intensive, borë e shtrëngata (ZONAT QË DO PREKEN)

Metereologët kanë parashikuar rikthimin e reshjeve intensive dhe si rrjedhojë disa zona të vendit rrezikojnë të përmbyten sërish.

Situata do vazhdojë të ndërlikohet sot pasdite dhe në vijim, ndërsa moti i keq do të shoqërohet me reshje shiu dhe shtrëngata.

Zona më e rrezikuar është rreth Vjosës, Drinos dhe Shushicës.

PARASHIKIMI NGA INSTITUTI I GJEOSHKENCAVE, ENERGJISË, UJIT DHE MJEDISIT

Sot pasdite (e martë, dt.13) deri nesër në mesditë (e mërkurë, dt.14) priten reshje mesatare. Në shumicën e qarqeve ato do të jenë lokalisht intensive (duke u shoqëruar edhe me shtrëngata), deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel). Nesër pasdite (e mërkurë, dt.14) reshjet do të bëhen të dobëta.

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 11;

në vendet e ulëta: 4 / 9 ;

në vendet malore: -1 / 5 °C.

ERA

Sot (e martë, dt.13) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.14) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se ditën e sotme (e martë, dt.13) dhe nesër (e mërkurë, dt.14) në basenin e Lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve. Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme (e martë, dt.13), ndërsa në pjesën e poshtme fushore të Lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së nesërme (e mërkurë, dt.14). Rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë dy ditëve në vazhdim do të kenë edhe Lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës.

Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

27973708_998022253684954_905778872820970212_n.jpg

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trageti i Vlorës rrezikon të anullojë SOT udhëtimin drejt Italisë (ARSYEJA)
Vendimi i fshehtë i AKEP, reagon për herë të parë ministria e Infrastrukturës (DEKLARATA ULTIMATIVE) »
Article Logic
Execution time: 0.025726079940796
array(1) { ["section"]=> string(99) "behuni-gati-per-permbytje-parashikohen-reshje-intensive-bore-e-shtrengata-zonat-qe-do-preken-110103" }