‘Bëj mëkate sa vetë djalli’, diplomatja E NJOHUR paralajmëron rikthimin: Së shpejti shihemi në Shqipëri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:04 08-01-2019 ‘Bëj mëkate sa vetë djalli’, diplomatja E NJOHUR paralajmëron rikthimin: Së shpejti shihemi në Shqipëri Pranvera Skana

Pranvera Skana konsulle e shqiptarëve në Londër ka dhënë një intervistë “jashtë kornizave” të diplomacisë për revistën ‘Vip Albania’. Skana, me natyrshmërinë që e karakterizon thotë se bën mëkate sa vetë djalli ndërsa zbulon se së shpejti do të rikthehet në Shqipëri.

E shkolluar në shkollat më të mira britanike si Westminister University, Goldsmith University dhe së fundmi në London School of Economics, një ditë të bukur krejt papritur vendos të braktisë ‘gjithçka’ për diplomacinë… Vjen pas 4 vitesh me një intervistë ku do të rrëfeje… mëkatet edhe privatësinë e saj…  

PJESË NGA INTERVISTA:

Çfarë mendoni për gratë në politikën shqiptare?

Mendoj që një grua duhet ta meritojë që të jetë pjesë e politikës jo vetëm për fatin që është ‘grua’. Mbushja e kuotave gjinore në institucionet e politikbërjes nuk duhet të jetë një shifër, një statistikë por një përfaqësim cilësor gjinor. 

Keni një model gruaje në politikën shqiptare?

Kam shumë modele, por do doja të thoja më parë anti-modelet. Nuk do përfaqësohesha kurrë nga modelet e grave në politikën shqiptare që e konsiderojnë parlamentin si një ‘CatËalk’, dhe të veshura si kinkaleri. Kjo më jep idenë që mbartin ende komplekset se imazhi vlen më shumë se përmbajtja në politikën tonë. Shoh që ende nuk kanë përqafur një emancipim perëndimor të mënyrës së të bërit politikë. Si votuese, mua nuk do më përfaqësonin kurrë, gratë që ngrenë zërin nëpër studio televizive për të treguar sa të zonjat janë dhe burrërojnë sjelljet e tyre për të impresionuar jo audiencën por lidershipin e partive që përfaqësojnë.  Nëse ju hapni televizionet britanike, franceze, etj. në asnjë vend të botes nuk shikoni gra në këtë format. Por nuk mohoj se Shqipërisë nuk i kanë munguar dhe as nuk i mungojnë gratë që frymëzojnë në politikë dhe poste publike. 

Po thoni për burrat shqiptar bëjnë më mirë politikë?

Po, nuk më komplekson fakti që të them se komunikimi politik në Shqipëri këto vite ka bërë revolucion kryesisht nga burrat. Gruaja shqiptare akoma nuk ka sjell një risi në politikën tonë.

Do ju shohim në politikë?

Nuk e lakmoj. Jam e prirur drejt profesioneve të pavarura, akademia psh.

Po lë pas pyetjet profesionale për të kaluar tek ato më personale. A jeni person që  bëni shumë mëkate?

Mëkati, është gjendja e papërsosmërisë së njeriut. Mëkati ka lindur njëherësh me ne. Po kam bërë dhe bej mëkate. Bëj mëkate sa vetë djalli! Edhe pse që në krye të herës duhej që të ndanim konceptet nëse kam bëre ‘mëkate’ ose ‘gabime’?! Gjithsesi, të dyja këto janë pjesë e jetës time.

Na rrëfe një mëkat?

Po, në kontekstin fetar pra në atë biblik ‘Zilia’, ‘Gënjeshtra’,  ‘Lakmia’, ‘Epshi’, ‘Krenaria’, ‘Mendjemadhësia’, ‘Tradhtia’ etj., të gjitha cilësohen si mëkate. Kështu që unë të gjitha këto i kam bërë dhe tani po kuptoj që paska ardhur koha të rrëfehem. J.

Ke tradhtuar?

Po, kam tradhtuar shpesh herë dëshirat e mia.

Çfarë është dashuria për ty?

Është një proces që nuk besoj që ‘dekantohet si vera’ për t’u bërë më e mire. Është një proces që fillon, cek një limit të caktuar dhe nis e djehrret, zhbëhet. Për ta lidhur sadopak me atë pyetjen që më bëtë me sipër mbi ‘mëkatet të mia’, nuk besoj në ato deklaratat kishtare të tipit ‘Deri sa vdekja të na ndaj’, nuk besoj në dashurinë e përjetshme. Dashuria modelohet gjatë rrugës, kthehet në ndjenjë përkujdesje, respekti e të tjera forma të ngjashme si këto.

 Je në dashuri?

…fal pafund dashuri dhe marr po ashtu.

 Çfarë mendon për martesën?

Unë nuk kam qene asnjëherë e martuar. Nuk mund të jap një përgjigje për sa kohe që nuk e di se çfarë është martesa dhe marrja e përgjegjësive në çift. Kur ta provoj do e ndaj si eksperiencë.

Do zgjidhnit një partner të huaj apo një shqiptar?

Nuk mund të them kush më mirë e kush më keq. Kjo zgjedhje vjen spontane dhe jo me protokoll.

Si i keni plane për të vijuar karrierën diplomatike apo …?

Së shpejti në Shqipëri…

askaN.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070400238037109
array(1) { ["section"]=> string(106) "bej-mekate-sa-vete-djalli-diplomatja-e-njohur-paralajmeron-rikthimin-se-shpejti-shihemi-ne-shqiperi-147946" }