“Bëje ose vdis”, Basha: Ja pse jam gati të takohem me Ramën

Publikuar tek: politike, më 07:12 16-10-2015 “Bëje ose vdis”, Basha: Ja pse jam gati të takohem me Ramën Lulzim Basha, kreu i PD

Oferta është “Do or die” (Bëje ose vdis). Kështu është shprehur kreu i PD Lulzim Basha kur është pyetur për platformën elektorale në Top Story ndërsa është shprehur i gatshëm për një takim me Ramën.

“Bëni zgjedhje të vërteta për zgjedhje të lira. Që janë çështje vullneti politik, nuk është çështje ligji, s’është çështje teknike. Shqiptarët nuk janë adhurues të kriminelëve. Ne mund të jemi afër bërjes së një ligji konsensual , por a i zgjidh ai punët?”, tha Basha ndërsa është shprehur i gatshëm të takohet me kryeministrin Rama për tri çështje, “Çështjen e dekriminalizimit, reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore”.

“Në kulturën dhe në formimin tim, s’jam dhe s’kam qenë kurrë kundër takimeve për të zgjidhur çështje për interesin publik,. Takim për hir të takimit, nuk mendoj se ëhstë e nevojshme”, tha Basha duke nënkuptuar se nuk do e takonte Ramën për qëllime të tjera veçse kur bëhej fjalë për çështjet që ai parashtroi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kuvendi miraton me shumicë minimale ligjin për barnat
Rama: Arbitrazhi për CEZ? Një Vaterlo shqiptare! »
Article Logic
Execution time: 0.018312931060791
array(1) { ["section"]=> string(61) "beje-ose-vdis-basha-ja-pse-jam-gati-te-takohem-me-ramen-23234" }