“Bëje për nënën”, spoti i pazakontë danez sjell 'bum' në lindjen e bebeve (Video)

Publikuar tek: bota, më 13:08 04-11-2016 “Bëje për nënën”, spoti i pazakontë danez sjell 'bum' në lindjen e bebeve (Video)

Lindshmëria në Danimarkë po pëson rritje të madhe pas transmetimit që prej 2015-ës në televizionet publike të një sërë spotesh që i bëjnë thirrje danezëve të lindin fëmijë, përfshi edhe një që thotë “bëje për mamin”.

Kompania “Spies Travel” e publikoi videon në shtator të 2015-ës të titulluar “bëje për nënën”, duke i bërë thirrje çifteve të bëjnë fëmijë për të kënaqur prindërit e tyre dhe për të ndihmuar në luftën kundër plakjes së popullsisë në vend, raporton Newsbomb.al.

“Sistemi i mirëqënies daneze është nën presion. Nuk po lindin ende mjaftueshëm fëmijë, pavarësisht progresit të vogël. Dhe kjo na përket të gjithëve. Por, ato që vuajnë më shumë janë ndoshta nënat që kurrë nuk do përjetojnë të pasurit një nip”, thuhet në spotin televiziv që tregon një grua të moshuar teksa imagjinon nipin e saj të ardhshëm.

 

Menjëherë pas kësaj, Kopenhageni nisi fushatën e vetë duke i ftuar njerëzit të mendojnë për pjellorinë e tyre; me slogane që pyesin meshkujt nëse sperma e tyre “është duke notuar shumë ngadalë?” dhe gratë nëse ato i kanë “numëruar vezët e tyre sot”, raporton Newsbomb.

Televizioni danez nisi edhe një program me titullin “Q* për Danimarkën”.

Nëntë muaj më pas raporti i i tregoi se spotet kishin dhënë efekt. 1,200 foshnje më shumë u lindën këtë verë, në krahasim me vitin e kaluar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019475936889648
array(1) { ["section"]=> string(80) "beje-per-nenen-spoti-i-pazakonte-danez-sjell-bum-ne-lindjen-e-bebeve-video-58400" }