Bejtja u shpjegon deputetëve dy marrëveshjet me Gjermaninë

Publikuar tek: ekonomi, më 14:29 13-07-2015 Bejtja u shpjegon deputetëve dy marrëveshjet me Gjermaninë Nga mbledhja e Komisionit

Zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja shpjegoi para deputetëve marrëveshjet, të cilat sipas tij kanë për qëllim jo vetëm mbështetjen ndaj sistemit energjitik, por edhe rritjen e bashkëpunimit midis sektorit publik të prodhimit, transmetimit e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe atij privat.

Marrëveshja e parë është “Efiçenca energjitike përmes sektorit bankar”, ndërsa e dyta është “Efiçenca energjitike- programi për sektorin e transmetimit të energjisë”, projektligji për ratifikimine të cilave u miratua sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

“Qëllimi është dhënia e mbështetjes për investime që shkojnë drejt kursimit të energjisë në sipërmarrjet e vogla e të mesme, në banesat private apo edhe në godinat e njësive vednore. Aplikimi i këtij instrumenti do të çojë si në thellimin, ashtu dhe në zgjerimin e sistemit financiar shqiptar. Do të ndikojë edhe në reduktimin e konsumit të energjisë duke ndikuar edhe në mbrojtjen e klimës. Pra, ky financim i shkon bankave të nivelit të dytë, të cilat do të mbështesin në mënyrë specifike projektet në fushën e efiçencës pa bërë dallim midis operatorëve privatë dhe publik”, sqaroi Bejtja.

Duke u ndalur në një tjetër marrëveshje me qeverinë gjermane, Bejtja tha se janë edhe 20 milion euro të cilat do të shërbejnë për garantimin e sigurisë në Kaskadën e Drinit.

“Një grant i cili shërben për mbarëvajtjen e Kaskadës së Drinit, për sigurinë në diga dhe kjo është në vazhdim të një marrëveshje financiare të vitit 2009 që ne kemi pasur me KfW-në dhe me qeverinë gjermane,” theksoi zëvendësministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026450157165527
array(1) { ["section"]=> string(64) "bejtja-u-shpjegon-deputeteve-dy-marreveshjet-me-gjermanine-16055" }