Bekim Balaj largohet nga Rijeka, firmos me klubin çeçen. Ja kontrata miliona euroshe e sulmuesit

Publikuar tek: sport, më 08:49 09-06-2016 Bekim Balaj largohet nga Rijeka, firmos me klubin çeçen. Ja kontrata miliona euroshe e sulmuesit

Terek Groznit. Sulmuesi e ka dhënë vetë lajmin natën e djeshme, teksa shkruan: ‘’Zyrtarisht lojtar i Terek Grozny. Faleminderit Shkumbin Qormemeti që bëri të mundur këtë transferim!!!’’.

Kontratën Balaj e ka firmosur në rezidenës e Kombëtares në Francë. Ekipi i Terek Grozny-t luan në superligën ruse për kryeqytetin e Çeçenisë.

‘’Panorama Sport’’, zbulon transaksionet në llogarinë e Balajt: ‘’Klubi çeçen ka derdhur në arkën e kroatëve të Rijekës një shumë prej 550 mijë eurosh për të blerë kartonin. Nga ana tjetër, sulmuesi do të përfitojë në total 800 mijë euro për dy sezone. Në kontratën e 25­vjeçarit mësohet se janë të përfshirë edhe shumë bonuse, qoftë për golat gjatë sezonit, por objektivat e klubit, si dhe detaje të tjera ekstra, që lidhen me apartamentin dhe automjetin që do të ketë në dispozicion. Në total i gjithë transferimi ka shkuar 1.35 milionë euro.’’ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryebashkiaku i qytezës që mirëpriti kuqezinjtë bën një parashikim të veçantë për ndeshjen
Nesër fillon Europiani, ende bileta të lira për tifozët shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.020086050033569
array(1) { ["section"]=> string(100) "bekim-balaj-largohet-nga-rijeka-firmos-me-klubin-cecen-ja-kontrata-miliona-euroshe-e-sulmuesit-42928" }