Belgjikë, tifozët shpalosin banderolën me frymëzim nga ISIS-i

Publikuar tek: sport, më 12:40 26-01-2015 Belgjikë, tifozët shpalosin banderolën me frymëzim nga ISIS-i Banderola frymëzuar nga ISIS-i

“I kuq ose i vdekur” shkruanin në banderolën e tyre, tifozët e “Standart Liege” në ndeshjen e luajtur dje kundër Anderlecht-it të Hasit. Frymëzimin për banderolën e patën nga modeli që kanë zgjedhur terroristët e ISIS-it.

Tifozët e Standartit kishin zgjedhur këtë mënyrë për të pritur ish-kapitenin e tyre Steven Defour. Verën e shkuar, mesfushori belg zgjodhi t’i bashkohet Anderlechtit pas eksperiencës 3 –vjeçare tek portugezët e Portos.  Ironikisht, Defour u dergua jashtë lojës nga arbitri i takimit pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e ’53.

Tifozët ultras të “Standart Liege” njihen për veprime të tilla, pasi edhe në dhjetorin e 2013 në ndeshjen kundër Anderlecht-it shfaqën një tjetër banderolë kompromentuese.

Autoritetet belge kanë nisur hetiinm ndaj autorëve. Pritet përjashtimi i tyre për një kohë të gjatë nga stadiumi dhe gjobitja e klubit të Standart-it.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pogba dhuron sërish show me Juven, Inter humbet 0-1 ndaj Torinos
Real Madrid drejt hapave të Barçës, “blancos” i pret dënimi nga FIFA »
Article Logic
Execution time: 0.028227806091309
array(1) { ["section"]=> string(65) "belgjike-tifozet-shpalosin-banderolen-me-frymezim-nga-isis-i-1515" }