Belind Këlliçi: Gregor Rama, studenti më i pasur të japë përgjigje për syzet 60 mijë euro

Publikuar tek: politike, më 10:43 14-04-2016 Belind Këlliçi: Gregor Rama, studenti më i pasur të japë përgjigje për syzet 60 mijë euro

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka dalë sot në një deklaratë për media duke pohuar se syzet që mbante Gregor Rama, djali i kryeministrit, kapin vlerën e 60 mijë eurove. Sipas Këlliçit, Gregor Rama është studenti më i pasur i rajonit dhe duhet të përgjigjet për vlerën e syzeve.

“Media ka zbuluar se studenti më i pasur në vend, dhe ndoshta në rajon, është i papuni Gregor Rama, djali i kryeministrit. Zbulimi nuk ka qënë shumë i vështirë për t’u bërë, pasi Gregu, studenti i papunë, është pjesë e arrogancës rilindase që ka dëshirë ta tregojë luksin, edhe pse shokët e tij të klasës nuk kanë lekë të pinë një kafe, le më të pagujnë tarifat e rritura të universiteteve nga babai tij, edhe pse 46.2 përqind e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri me 5 dollarë në ditë. Syzet që mban djali i papunë i Edi Ramës, janë Maybach që sipas medias dhe ekspertëve kushtojnë të paktën 60 mijë euro”, tha Këlliçi.

“Djali i kryeministrit, duhet të tregojë se ku i ka marrë paratë për të pasur një palë syze 60 mijë euroshe. Të tregojë burimin e parave. Eshtë i detyruar me ligj. Nëse i ka dhuratë, duhet të tregojë se nga kush i ka dhuratë; Nga hakmarrja për drejtësi? Nga Emiliano Shullazi? Apo nga kompania kineze që po përgatitet të marrë koncesionin e TVSH, së bashku me xhaxhain e tij Olsin? Këto pyetje janë shqetësim publik, dhe Gregor Edi Rama është i detyruar të japë përgjigje”, tha kreu i të rinjve demokratë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Të djathtë e të majtë të shporrim me votë këtë kastë oligarkike (Biseda me fermerin)
Ben Blushi: Edhe po u miratua reforma, s’do ketë drejtësi. Provën po ua jap sot »
Article Logic
Execution time: 0.017926931381226
array(1) { ["section"]=> string(93) "belind-kellici-gregor-rama-studenti-me-i-pasur-te-jape-pergjigje-per-syzet-60-mije-euro-37669" }