Belind Këlliçi i PD uron të rinjtë e Partisë Socialiste

Publikuar tek: politike, më 13:58 15-01-2016 Belind Këlliçi i PD uron të rinjtë e Partisë Socialiste

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka uruar me anë të një deklarate për shtyp, të rinjtë e Partisë Socialiste me rastin e 24 vjetorit të FRESSH.

“Urimet më të mira për të rinjtë e PS në këtë përvjetor!

Sot, të rinjtë socialistë janë të thirrur në nevojën historike për tu maturuar e për të dhënë sinjale të forta se kanë tjetër model nga ai që predikon të kundërtën e asaj që bën. Të tregojnë sot, se modeli i tyre nuk është inkriminimi masiv e korrupsioni i shtrirë masivisht.

Nuk ka si të jetë ndotur ideali i të rinjve socialitë nga këto vite të mbrapshta që kanë injektuar me dhunë modelin e arrivizmit, e pasurimit të shpejtë, e kacavjerrjes në poste, duke shkelur mbi parime e normat morale.

S’mund të jetë për ta model, kapja e forumit, për të kapur traun e doganës, e për të kapur karrigen e ministrit e kryetarit të bashkisë, thjesht e vetëm për para e pushtet.

Të rinjtë socialiste duhet t'ia mbërrijnë sa më shpejt ditës, për tu bërë diga e ndërgjegjes së prishur nga shefi i tyre, të ngrenë zërin për vendin e të ardhmen e tij, e jo të kthehen në dekor sallash që mbushen me urdhër. Unë e di që ka ende shpresë, se ka mes të rinjve socialistë shumë syresh që janë gati të marrin në dorë fatet e forcës së tyre politike, jo duke rendur pas intrigave të ulëta e përkuljes me çdo kosto, por duke ndjekur standarde europiane.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani: Referendum? Duhet të marrin pjesë 2 milionë zgjedhës, e pamundur! Lërini maskimet dhe ballot me maska
Gabimi i kapur nga ekspertët ndërkombëtarë në draft, dyshime për manipulim »
Article Logic
Execution time: 0.018674850463867
array(1) { ["section"]=> string(61) "belind-kellici-i-pd-uron-te-rinjte-e-partise-socialiste-30081" }