Belind Këlliçi i përgjigjet sulmeve, flet edhe për lidhjen me vajzën e Shkrelit dhe Shamkut

Publikuar tek: politike, më 12:26 23-11-2015 Belind Këlliçi i përgjigjet sulmeve, flet edhe për lidhjen me vajzën e Shkrelit dhe Shamkut

Kandidati për kreun e FRPD Belind Këlliçi, ka reaguar pas sulmeve në adresë të tij që bëhen përmes faqeve anonime, ku është bërë edhe ky montazh autorët e të cilëve shkruajnë se Rama do të marrë nën kontroll FRPD me Belindin si dhëndri i Rilindjes, duke iu referuar kështu marrëdhënies që Këlliçi ka me vajzën e prindërve socialistë Artan Shkreli e Ledi Shamku.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit për kreun e Forumit Rinor Demokratik i cili shkruan kështu për Civitas:

belind1.jpg

“Miq. Po lexoni këto ditë muhabete kollovarësh? Mos u trishtoni! Vijnë nga jashtë nesh! PD nuk merret me biografi. Me to merrej Fronti Demokratik i Nexhmije Hoxhës të cilit mesa duket i ka prishur planet gara jonë dhe po fut fuqishëm hundët. Këta tipa, theksoj: pa lidhje me FRPD dhe PD, kanë ditë që po ju fryn në vesh se “dhëndrri i rilindjes po ju merr Forumin” Së pari, unë jam Belind Këlliçi dhe votohem për këtë që jam. E kam krenari që vij nga e djathta tradicionale që nga të parët e mi, gjyshi me të vëllanë, me kontribute në të Pavarësinë dhe ngritjen e shtetit shqiptar, në të djathtën dhe vetëm të djathtën shqiptare. Jam biri i dy prindërve të mrekullueshëm, demokratë të orëve të para dhe vet, që fëmijë, jam militant i angazhuar fort në Partinë Demokratike, të cilës prej 6 vitesh , i kam kushtuar gjithçka. Së dyti, ka kohë që jam i lidhur me një vajzë të mrekullueshme. Është e vërtetë që është e bija e atyre prindërve që shkruan Fronti Demokratik. Me vajzën na lidh ndjenja, siç ndodh me shumicën dërrmuese prej nesh. Kush është lidhur me partnerë për përfitim a interes ndoshta nuk e kupton ç’do të thotë të ndash ndjenjat me dikë, edhe pse mund të jetë nga “familje e prekur.” Unë që kam drejtuar Departamentin e Ish të Përndjekurve në PD kam dëgjuar plot raste rrënqethëse kur njëri partner e ka pësuar se tjetri s’kishte “partishmëri”. Por kjo ka ndodhu dikur. Ka ndodhur në kohën dhe partinë e atyre që përmbysëm para 25 vitesh. Kush ka hyrë si kollovar në shoqëri, politikë, intimitet beson se “krushku” që të ka futur e të mban , të lëviz edhe fijet e të drejton. Të përdor edhe si mashë për të kapur gështenjat që s’i zë dot. Ky sorollop Fronti s’e ka për gjë të tradhëtojë si kauzat ashtu edhe dashuritë. Unë nuk kam hyrë në këtë garë për të përfaqësuar këtë llumnajë. Jemi ndarë që në ’90­ën ne demokratët prej luftës së klasave, rrëmimeve në biografi, intrigave dhe shantazheve të bodrumeve. Unë kam hyrë në një garë ku kërkoj votat e çdo demokrati të ri që në rradhë të parë ka respekt dhe vlerësim për veten, që beson tek vlerat e individit, që kërkon të udhëhiqet nga një drejtues me integritet e dinjitet, që kërkon një politikë të re dhe një FRPD të fuqishëm . Për “Frontin” që përpiqet të gjejë fije e lidhje, kam një barcoletë, nga koha e tyre: Takon një xhaxha në tren një tip dhe e pyet “nga je” ­ Mos ma merr për mburrje – i thotë ky – po kunatin e madh e kam në Ministri të Brendëshme, burri i motrës së dytë më punon në Sigurim, burri i motrës së tretë.. ­ Or bir, unë të pyes kush të *** tët’ ëmë e jo tët motër!”, përmbyll reagimin e tij Këlliçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dritëro Agolli: Rama e ka nisur mirë, kam ngritur dolli për Berishën
Tahiri përpjekje për qetësim: S’ka rrezik të shtuar për terrorizmin. “Kujdes me panikun’’, ministri u tërheq vëmendjen medieve »
Article Logic
Execution time: 0.025344848632812
array(1) { ["section"]=> string(96) "belind-kellici-i-pergjigjet-sulmeve-flet-edhe-per-lidhjen-me-vajzen-e-shkrelit-dhe-shamkut-26083" }