Belind Këlliçi në Gjermani, denoncon koncesionet, emigrimin, Xhafajn e Tahirin

Publikuar tek: barometri, më 08:16 25-06-2018 Belind Këlliçi në Gjermani, denoncon koncesionet, emigrimin, Xhafajn e Tahirin

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi së bashku me një delegacion nga FRPD kanë realizuar një vizitë zyrtare në Berlin, me ftesë të Junge Union (forumi rinor i CDU/CSU) dhe Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung.

 

Këllici shprehu shqetësimin për krimin që sipas tij ka kapur shtetin, korrupsionin e përhapur ngado dhe pastrimin e parave të drogës nëpërmjet PPP-ve.

“Promovimi i personave me rekorde kriminale në poste kyçe në administratë, në parlament, pushtet vendor dhe qëndror, ka demotivuar të rinjtë dhe ka ulur besimin tek politika në Shqipëri. Beteja e bërë nga PD që solli miratimin e ligjit të dekriminalizimit, solli largimin nga parlamenti dhe pushteti vendor të shumë personave me rekorde kriminale, por sërish mjaft të tjerë vazhdojnë të mbajnë poste të rëndësishme”, është shprehur Këlliçi gjatë këtij takimi.

Kreu i FRPD u ndal edhe te çështja Tahiri dhe Xhafaj, duke u shprehur se ministri dhe ish ministri i Brendshëm janë pengesë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024996042251587
array(1) { ["section"]=> string(82) "belind-kellici-ne-gjermani-denoncon-koncesionet-emigrimin-xhafajn-e-tahirin-125612" }