Belortaja në Teheran, fton kompanitë iraniane të investojnë në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 13:54 03-03-2016 Belortaja në Teheran, fton kompanitë iraniane të investojnë në Shqipëri

Zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Selim Belortaja ndodhet në një vizitë zyrtare në Teheran, ku është takuar edhe me kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Masoud Khounsari.

Belortaja u bëri thirrje investitorëve iranianë që të investojnë në Shqipëri, kryesisht në sektorët e bujqësisë, minierave apo të naftës, ku vendi ynë ofron mundësi të madha. Ai vuri në dukje bilancin negativ të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, pasi Irani eksporton drejt Shqipërisë 1.4 milionë dollarë, ndërsa importet nuk e arrijnë shifrën e 1 milion dollarëve.

Edhe Khounsari e ka konsideruar të papranueshëm këtë nivel të ulët të marrëdhënieve ekonomike mes dy vende, duke kërkuar më shumë bashkëpunim.

Zyrtari iranian vuri në dukje gjithashtu faktin se shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe Bashkimit Europian u rritën me 7% në gjysmën e parë të vitit 2015, krahasuar me një vit më parë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetarja vë në pozitë ministrin Tahiri dhe i bën një pyetje që ai i shmanget
Gjykata e Lartë shpall moskompetencë për gjykimin e Mark Frrokut, skenari ishte i paralajmëruar »
Article Logic
Execution time: 0.015832901000977
array(1) { ["section"]=> string(76) "belortaja-ne-teheran-fton-kompanite-iraniane-te-investojne-ne-shqiperi-34111" }