Belortaja: Nuk e di si statura si Berisha, Meta, Rama, apo Presidenti mund ta durojnë gazetarin që...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:15 14-10-2015 Belortaja: Nuk e di si statura si Berisha, Meta, Rama, apo Presidenti mund ta durojnë gazetarin që...

Selim Belortaja, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, shpreh shqetësimin e tij për mediat e gazetarët që ndërpresin fjalën e figurave politike duke kaluar në hapësirë publicate. Zëvendësministri i Jashtëm e quan gazetarin e median “pa pikë etike e respekti”.

“Nuk di se si statura si Berisha, Meta, Rama, apo edhe presidenti, në mes të fjalës së tyre -aq të ndjekur nga publiku, mund ta durojnë median apo gazetarin që i ndërpret aq brutalisht, për shkak të reklamës: "ok stop, rikthehemi mbas pak, mbas ..hapësirës publicitare!!!!". Dhe vazhdon pastaj reklama mbi ca detergjentë, lines, apo fallso-produkte ordinere..! Gazetari e media pa pikë etike e respekti....Kaq fyese e arbitrare edhe ndaj publikut, të cilit më shumë se kremrat e detergjentët ..i interesojnë ca të tjera gjëra..!”, shkruan Belortaja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033776998519897
array(1) { ["section"]=> string(100) "belortaja-nuk-e-di-si-statura-si-berisha-meta-rama-apo-presidenti-mund-ta-durojne-gazetarin-qe-23117" }