Ben Blushi: A kemi sedër ne që Turqia të na ndërtojë Parlamentin?

Publikuar tek: politike, më 13:43 21-05-2015 Ben Blushi: A kemi sedër ne që Turqia të na ndërtojë Parlamentin? Ben Blushi, deputet i PS

“I kemi kërkuar Republikës së Turqisë të ndërtojë Parlamentin Shqiptar. A kemi sedër ne si komb?  A mund të pranohet kjo se ne kemi  miloiona euro për të ndërtuar stadiumet, dhe mirë që i kemi, dhe s’pakemi 30 milionë euro për Parlamentin e Shqipërisë që t’ja kërkojmë Turqisë.  E për çfarë duhet ta marrim borxh Parlamentin? Le të kërkojë borxh  për cdo gjë: ujë, energji po jo për Parlamentin”, kështu ka folur drejtpërdrejt nga foltorja e Kuvendit deputeti i PS Blushi i cili në mënyrë kategorike shprehu kundërshtinë e tij për marrjen borxh nga Turqia të lekëve për ndërtimin e parlamentit shqiptar.

“Bëjmë premtime dhe kërkojmë gjëra që s’duhet ti kërkojmë”, përforcoi akuzat Blushi. Blushi tha gjithashtu se Shqipëria nuk është në pozitat që duhet të ishte në rajon pasi qeveria e sotme bën premtime që nuk i mban dot.

“Qofsha gabim po nuhatja më thotë që Shqipëria për disa arsye nuk është sot në pozitat që duhej të kishte në rajon, për shkak se pozita shqiptare ka bërë premtime që nuk i mban dot dhe nuk duhej t’i kishte bërë”, shtoi Blushi me tone kritike.

Deputeti i PS komentoi edhe ngjarjet në Maqedoni duke pohuar se “dikush me hile apo dinakëri ka dashur të përfshijë Shqipërinë në një konflikt politik”. Sipas Blushit, qeveria shqiptare po i kthehet stilit të Gruevskit “kur për fat të mirë e hoqi me votë”, duke nënkuptuar kështu edhe qeverinë paraardhëse.

Në seancën e sotme është duke u diskutuar projektligji për Shërbimin e Jashtëm, për të cilin maxhoranca pretendon se po bllokohet nga presidenti Nishani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debat i ashpër në Kuvend, Topalli-Metës: Ti je mafia! Meta: Je e pacipë, ke aleat atë që të quante ‘’moldave’’
Blendi Klosi zëvendëson Erion Veliajn, ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë »
Article Logic
Execution time: 0.24216079711914
array(1) { ["section"]=> string(69) "ben-blushi-a-kemi-seder-ne-qe-turqia-te-na-ndertoje-parlamentin-11661" }