Ben Blushi: Deputetja e PS u kërcënua për të mos më mbeshtetuar

Publikuar tek: politike, më 21:32 09-02-2016 Ben Blushi: Deputetja e PS u kërcënua për të mos më mbeshtetuar

Deputeti Ben Blushi ka deklaruar se një kolege e tij brenda Partisë Socialiste është kërcënuar për arsye se mendon si ai.

Gjatë një interviste për “Studio e Hapur” në News 24, Blushi theksoi se deputetja e PS-së është kërcënuar se do i largonin vajzën nga puna nëse mbështese kandidaturën e tij.

“Një deputete e nderuar që mendon si unë, më tha se dikush e kishte thërritur dhe i ka thënë nëse mbështet Blushin publikisht do t’i largonin vajzën nga puna. Emrin e saj nuk do e them kurrë, por ky terror po ndodh”, u shpreh deputeti socialist.

Deri më tani vetëm deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi ka dalë publikisht në mbështetje të Blushit, ndërsa Arta Dade ka mbështetur qendrimet e tij në lidhje me respektimin e statutit të PS-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Stërgjyshërit e Ramës ishin lopçarë dhe derrarë të zengjinëve në fshatin e Marko Bellos
Kabllogrami i Ambasadës së SHBA / Ish-shefi i Shtabit të FA: Shkëlzen Berisha më bënte presion për Gërdecin »
Article Logic
Execution time: 0.020205020904541
array(1) { ["section"]=> string(68) "ben-blushi-deputetja-e-ps-u-kercenua-per-te-mos-me-mbeshtetuar-32164" }