Ben Blushi dhe Kreshnik Spahiu fotografohen mëngjesin e sotëm në kafe

Publikuar tek: politike, më 14:06 06-03-2016 Ben Blushi dhe Kreshnik Spahiu fotografohen mëngjesin e sotëm në kafe Ben Blushi dhe Kreshnik Spahiu mengjesin e sotem ne kafe

Ben Blushi dhe Kreshnik Spahiu janë fotografuar në hotel Rogner mëngjesin e sotëm. Politikani “rebel” i PS nuk ka dashur të fshehë takimin me kreun e Aleancës Kuq e Zi, përderisa ai është zhvilluar në një prej hoteleve kryesore në kryeqytet gjatë paradites së të dielës. 

E meqë nuk shquhen për ndonjë miqësi të hershme, patjetër debatet dhe diskutimet e tyre do jenë përqëndruar te situata aktuale.

Blushi vjen nga një takim I zhvilluar në qytetin e Elbasanit, ku është fërshëllyer nga socialistët në një mbledhje ku përballë kishte Edi Ramën. Ndërsa Kreshnik Spahiu vjen nga një aktivitet të fundit kundër kryetarit të Bashkisë Veliaj duke mbyllur dyert e bashkisë, e duke qëndruar disa orë në komisariatin 1 të policisë së Tiranës.

Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje të përbashkët politike, apo thjesht Blushi dhe Spahiu të kenë diskutuar për situatën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Incidenti i Blushit në Elbasan, Dade dhe Hafizi letër Ruçit: Shqetësuese, nuk ka lidhje me vlerat demokratike
Protesta kundër lungomares, Elmazi: Projekti jo transparent, janë harxhuar 1.7 mln euro »
Article Logic
Execution time: 0.019868135452271
array(1) { ["section"]=> string(75) "ben-blushi-dhe-kreshnik-spahiu-fotografohen-mengjesin-e-sotem-ne-kafe-34372" }