Ben Blushi: Edhe po u miratua reforma, s’do ketë drejtësi. Provën po ua jap sot

Publikuar tek: politike, më 11:26 14-04-2016 Ben Blushi: Edhe po u miratua reforma, s’do ketë drejtësi. Provën po ua jap sot

Deputeti socialist Ben Blushi ka deklaruar nga foltorja e Parlamentit që edhe nëse miratohet Reforma në Drejtësi, në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi. “Ky parlament nuk jep garanci”, theksoi Blushi.

“Ka shumë njerëz që pyesin pse është ky parlament kaq banal, i vrazhdë, pse flisni për gjëra të pakuptueshme...

Reforma në drejtësi po bllokohet me konsensus, ajo që ka sjellë sot opozita është një kërkesë për ta shtyrë reformën në drejtësi kjo ka ndodhur prej 25 vitesh, secila palë ia ka hedhur fajin njëra-tjetrës.

Kjo parlament prodhon më shumë fjalë se akte të dobishme, miraton por shumë rrallë voton, flet por shumë rrallë mendon, ky është parlamenti shqiptar por shumë pak në dobi të shqiptarëve, po bën gjithcka ka në dorë për të shtyrë Reformën në Drejtësi. Ka një provë për këtë dhe do ua them sot.

Në fund të vitit të kaluar me konsensus u miratua ligji për dekriminalizimin. Shumë kolegë thone se janë bërë pishman. Kush është bërë pishman kriminelët qe duhet të dalin me ligj nga ky parlament? Ata që kanë erdhur në parlament me armë, ata që kanë zëvendësuar forcën me arsyen, bënë krime  jashtë dhe morën imunitet dhe vazhdojnë se ligji edhe pas 4 muajsh nuk po zbatohet”, deklaroi socialisti Blushi me tone kritike.

“Ky parlament nuk e jep garancinë për drejtësi, shqiptarët nuk do jenë të barabartë para ligjit, edhe nëse reforma në drejtësi mund të kalojë sipas gjasave , asnjë garanci nuk ka që gjykatësit do dënojnë politikanët e korruptuar. Kush janë efektet e shtyrjes së reformës në drejtësi? Ua them unë. Njerëzit po ikin, të varfërit po shtohen, shkollat po zbrazen, Shqipëria po kthehet në pazar...

Në Shqipëri nuk do ketë drejtësi dhe kjo është një arsye për të ikur dhe për mos tu kthyer”, përfundoi deputeti.

FJALA E PLOTE E BLUSHIT:

"Ka shume njerez qe pyesin pse eshte ky parlamwent kaq banal? Pse eshte kaq i vrazhde dhe kaq i rendomte?

Pse nuk flitet per asgje te kuptueshme por shumica grinden per gjera te pakuptueshme. Cfare po ndodh ne kete parlament. Ajo qe po ndodh eshte kjo:

Reforma ne drejtesi po bllokohet me konsensus dhe ky parlamement po vendos sot ta vazhdoje bllokimin e saj pa afat.

Aktet qe ka sjelle opozita jane nje kerkese per ta shtyre reformen ne drejtesi ndersa rrezimi i tyre po ashtu eshte nje mundesi per ta hedhur fajin per shtyrjen e reformes. Kjo eshte nje loje qe u ka kushtuar shqiptareve 25 vjet.Seicila pale fajeson tjetren dhe asgje nuk ndryshon. Une dua te them sot ate qe besoj: Edhe nese do kete reforme ne drejtesi, drejtesi nuk do kete. Ky parlament prodhon letra por nuk prodhon ligje. Ky parlament prodhon fjale por nuk prodhon vepra. Ky parlament miraton por nuk voton. Ky parlament flet por nuk mendon. Ky parlament paragjykon por nuk gjykon. Ky parlament eshte me shqiptare, por nuk eshte i shqiptareve. Ky parlament po ben gjithska per te penguar drejtesine.

Gjishka dhe gjishshka ka me dore. Qysh ne dhejtor te vitit ta kaluar kam thene se palet ne kete kuvend kane bere nje pakt:te mbrojne te inkriminuarit dhe te korruptuarit.

Nuk besoj se ka gje me te qarte per shqiptaret sesa pakti per te mos ndeshkuar korrupsionin dhe krimin.Pakti per te shtyre ne asgje dhe ne hicgje reformen ne drejtesi. Dhe per kete ceshtje ka prova: Ne fund te vitit te kaluar me shumicen e votave te ketij kuvendi u miratua ligji per dekriminalizimin.Shume kolege te cilet e votuan cuditerisht thone tani se jane bere pishman qe e kane votuar kete ligj.

Une ju pyes per cfare jeni bere pishman:per te nxjerre krimininelet nga kuvend? Kush eshte bere pishman per te nxjerre jashte qe ketu dhe nga zyrat e shtetit ata qe vijne ne parlament me arme,ata qe qellojne ata me te cilet kane konflikt civil ata qe zevendesojne arsyen me forcen,ata qe grabisin me dhune dhe me imunitet,ata qe erdhen ketu apo u fshehen ne zyrat e shtetit per te fshehur krimet qe kane bere jashte shqiperise,ata qe kane trafikuar dhe kane vjedhur banesa?

Ligji i dekriminalizmit u miratua por nuk u zbatua dhe nuk do zbatohet. Tu thuash shqiptareve se ketu nuk ka njerez me precedente penale eshte si te bindesh se ka pyll pa derra, se ka liqen pa ngjala dhe se ka det pa peshkaqene.

Tu thuash shqiptareve se kur deputetet mbajne arme, ato nuk jane arme eshte njelloj si te shpallesh amnisti per korrupsionin sic po ndodh ne Maqedoni.

Ceshtja eshte se deshtimi i ligjit te dekriminalizmit eshte parathenije e reformes ne dretesi. Nese do kete reforme ne drejtesi nuk do kete drejtesi. Ceshtja eshte a do kete drejtesi? Ky parlament nuk jep shume garanci. Shqiptaret nuk do jene te barabarte perpara ligjit edhe nese drejtesia ndryshon me ligj.

Edhe nese reforma ne drejtesi kalon cka nuk duket, serish gjykatesit e korruptuar nuk do hiqen nga puna. Edhe nese reforma ne drejtesi deformohet me konsensus serish asnje politkan nuk do ndeshkohet.

Po pse po ndodh keshtu? Per nje shkak shume te thjeshte:sepse ka nje pakt per te mos e zbatuar reformen ne drejtesi.

Po kush jane efektet e mungeses se reformes ne drejtesi: Cfare po ndodh sot ne Shqiperi per shkak te shmangjes se drejtesise?

Njerezit po ikin,te varferit po shtohen,shkollat po zbrazen,fshtrat po zhduken,qytetet e vogla po kthehen ne fshatra,qytete e medha po kthehen ne tregje,aty nuk jetohet por vetem shitet dhe blihet,Shqiperia e gjitha po kthehet ne ne nje Pazar qe ka pak investime me pak konsum me shume tezga bosh dhe shume me shume krim.

Po jap nje rast sesi nuk zbatohet asnje reforme ne shqiperi dhe per fat te keq kjo ndodh me kast. Para tre muajsh qeveria solli ligjin e kompensimit te pronave ne kete kuvend. Ligji nuk e kthente pronen por i shkonte vetem rruges se kompensimit financiar te saj.Shumica e mbetur e pronave i mbeten serish shtetit sipas ketij ligji.Shteti nuk e kthente pronen por nga taksat tona rriste masen e kompensimit.Per hir te se vertetes me shume se perpara por as kjo nuk mjafton per ti blere keto prona dy here.

Megjithate qeveria edhe nen presionin e gjykates se strasburgut tha se ky ligj mund ta bindte gjykaten europiane te mos jepte me vendime demshperblimi te cilat nese egzekutohen te gjitha mund te shkojne ne disa miliarde euro. Une isha njeri nga ata qe ky argument nuk me bindi.Nuk besoj se ka gjykate te pavarur qe mund te ndikohet nga bisedimet me nje qeveri.Apo me nje pale ne kete rast.Dhe ne fakt kjo ndodhi. Per te na provuar ne se gjykatat nuk jane marreveshje, por drejtesi gjykata e strasbugut vazhdoi te jepte vendime demshperblimi per pronaret shqiptare megjithese qeveria kishte garantuar se kjo nuk do te ndodhte.

12 milion euro vetem javen e shkuar me nje vendim. Ceshtja eshte kush i paguan keto para.Sigurisht keto i hiqen shkollave dhe pagave pensimeve dhe ndihmes ekonomike. Ja pra cdo te thote te besh sikur ben nje reforme.Kur ajo behet keq sic ishte ligji i ptronave cmimi eshte dyfish i larte. Pyetja ime eshte a do kete edhe reforma ne drejtesi te njejtin fat. Dyshoj se po.Ne do ta paguajme shume shtrenjte cmimin e voneses se reformes ne drejtesi. Ne fakt do ta paguajme shume me shtrenjte se cfare besojme cmimin e drejtesise."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Belind Këlliçi: Gregor Rama, studenti më i pasur të japë përgjigje për syzet 60 mijë euro
Topalli i kujton Ramës raportin e gjermanëve: S’ia vlen të investosh në Shqipëri, vendi i fundit në rajon »
Article Logic
Execution time: 0.091394901275635
array(1) { ["section"]=> string(82) "ben-blushi-edhe-po-u-miratua-reforma-s-do-kete-drejtesi-proven-po-ua-jap-sot-37673" }