Ben Blushi: Edi Rama me mandat të grabitur. Ka frikë nga zgjedhjet dhe nuk ka burrninë ta thotë

Publikuar tek: politike, më 14:19 01-02-2016 Ben Blushi: Edi Rama me mandat të grabitur. Ka frikë nga zgjedhjet dhe nuk ka burrninë ta thotë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, një një deklaratë për media në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, tha se do të jetë në garë për kreun e partisë për aq kohë sa do ketë një garë.

Blushi tha se kreu aktual i PS-së, Edi Rama, “ka frikë të zgjidhet dhe madje nuk ka as burrninë ta thotë këtë gjë por vë ca të tjerë ta thonë”. Ben Blushi tha se në Partinë Socialiste duhet të ketë zgjedhje çdo katër vjet në çdo nivel të partisë. “Si mund të vijnë në Partinë Socialiste të rinj dhe të reja kur në këtë parti nuk zgjidhesh, në këtë parti emërohesh”, tha Blushi.

“Si ka mundësi të kemi dy standarte, të gjithë zgjidhen njëri nuk zgjidhet? Jemi në vitin e shtatë dhe kjo nuk po ndodh.  Sot ishte Edi Rama aty dhe nuk foli, një njeri që thotë se ka bërë kaq shumë reforma, pensione, në arsim, territoriale, pse ka frikë të zgjidhet një njeri që ka një bilanc kaq të mirë?”, u shpreh Blushi.

“Pse nuk del dhe të thotë, është koha për tu votëbesuar. Kjo nuk po ndodh edhe për fat të keq ky është një mandat i grabitur. Si ka mundësi që ne të besojmë që Shqipëria duhet të besojë , se ne s’mund të zbatojmë ligjin, të bëjmë kushtetutën, është hapur një fushatë për të rritur partinë, por a mund të vjinë një vajzë apo një djalë në një partui ku nuk zgjidhesh por emërohesh?

I vetmi ushqim i juaji janë ato që themi ne. Në këtë rast ka një dokument, shumica jonë edhe sikur të ketë 140 vota nuk mund të marrë një vendim që nuk ka zgjedhje. Po merret vendim që për shkak se janë bërë zgjedhjet në 2009 dhe nuk duhet të ketë zgjedhje në 2016”, u shpreh Blushi.

Deputeti socialist tha se do insistojë që në parti të ketë zgjedhje edhe me anë të opinionit publik që sipas Blushit duhet të reagojë dhe ta detyrojë PS-në Partinë Socialiste të mbajë zgjedhje.

“Kësaj partie po i imponohet një grusht njerëzish që e qujanë veten Rilindje. Po marr një shembull: Dikush është ulur në një stol dhe ky qenkam unë dhe dikush kalon e vjedh një makinë. Kush nga këta i bën dëm partisë, unë apo Rama? Nëse unë rri e shoh si Edi Rama grabit këtë parti nuk jam unë ai që po i bën dëm partisë. Kjo është diferenca që të kuptohemi", tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Rama mashtron për makinën e Shullazit, fsheh futjen e saj në doganë”, Alibeaj nga PD shpjegon dokumentin
Ndocaj i përgjigjet Blushit: Ke menduar shumë natën për Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.086172103881836
array(1) { ["section"]=> string(99) "ben-blushi-edi-rama-me-mandat-te-grabitur-ka-frike-nga-zgjedhjet-dhe-nuk-ka-burrnine-ta-thote-31474" }